Durmishi: Do të ketë shportë konsumatore të Ramazanit dhe Pashkëve, kursimi për familje është është 1300 denarë

Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi paralajmëron se Qeveria do të vazhdojë me të ashtuquajturat shporta konsumatore edhe gjatë festave të tjera, si Ramazani dhe Pashkët. Kjo do të thotë se me intervenimin nga pushteti ekzekutiv, do të vazhdojë kufizimi i përkohshëm i marzhës së disa grupeve të produkteve, njofton Portalb.mk. Çfarë dobie kanë qytetarët nga […]

dhjetor 22, 2024 - 14:00
 0  3
Durmishi: Do të ketë shportë konsumatore të Ramazanit dhe Pashkëve, kursimi për familje është është 1300 denarë
Besar Durmishi. Foto: Ministri i Ekonomisë dhe Punës

Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi paralajmëron se Qeveria do të vazhdojë me të ashtuquajturat shporta konsumatore edhe gjatë festave të tjera, si Ramazani dhe Pashkët. Kjo do të thotë se me intervenimin nga pushteti ekzekutiv, do të vazhdojë kufizimi i përkohshëm i marzhës së disa grupeve të produkteve, njofton Portalb.mk.

Çfarë dobie kanë qytetarët nga kjo? Sipas përgjigjes së ministrit në intervistën e të dielës për Radion Evropën e Lirë, rreth 1300 denarë kursim për familje.

“Sipas të dhënave që i kishim nga shporta e vjeshtës ku i ngrimë çmimet në 10 përqind në tregtinë me pakicë dhe dhe me shumicë, aty ishin të përfshira rreth 73 grupe të caktuara të produkteve, ajo masë i dha reyzultatet e saj. Çmimet u zvogëluan, kursimi për një familje katëranëtarëshe për një muaj vinte rreth 1300 denarë. Këtë e treguan edhe sindikatat me shportën e saj sindikale ku vetëm në atë periudhë kohore kur ishte në fuqi kjo masë, shpenzimet për ushqim dhe pije tek familjet janë zvogëluar për 965 denarë. Do të thotë, nëse merret parasysh ajo masë e cila kishte 73 grupe të produkteve, normalisht se kjo masë e cila kalon mbi 1000 produkte, të dhëna nga 95 kompani, do të ketë rezultate të mëdha”, thotë Durmishi.

Durmishi theksoi se shportat konsumatore do të vazdojnë, pavarësisht që në fuqi tashmë hyri Ligji për praktika jokorrekte tregtare, i cili do ta kufizojë rabatin. Ai ligj, për momentin, është në fazë kalimtare. Ka hyrë në fuqi, por shteti nuk ndëshkon por vetëm shqipton paralajmërime.

“Sipas këtij Ligji, rabati dhe shpenzimet e tjera plotësuese duhet të kufizohen në 10 përqind. Më parë ishte deri në 20 dhe deri në 35 përqind ku në mënyrë indirekte ndikonte ndaj rritjes së çmimeve të produkteve me pakicë. Tani, kur do të përshtaten faturat midis prodhuesve dhe tregtarëve, kur u kufizua në 10 përqind rabat dhe shpenzime shtesë, do të ndikojë në uljen e çmimeve me pakicë. Këto aksione (shportë konsumatore) janë aksione ku në periudhë kohore kur janë festat, ne si Qeveri së bashku me biznes odën ju dolëm nëndihmë qytetarëve për përmirësim të standardit jetësor de ulje të çmimeve. Normalisht se do të ketë edhe më tej, siç janë shporta e Ramazanit, Pashkëve etj”, tha Durmishi.

Në intervistë, Durmishi ka folur edhe se po mendohet që për disa veprimati të caktuara të pezullohet e diela si ditë jopune.

Qeveria më 5 dhjetor shpalli  “Shportën e Vitit të Ri”. Kjo iniciativë për “Shportën e Vitit të Ri” u iniciua nga prodhuesit, shpërndarësit dhe tregtarët e produkteve ushqimore dhe produkteve alkoolike dhe joalkoolike të cilët u ofruan të dorëzojnë listë të produkteve të tyre më të shitura gjatë festave të Vitit të Ri që do të shiten me aksion me çmime më të ulëta prej 10 e më shumë përqind.

Shporta e vjeshtës zgjati deri më 31 tetor dhe më pas pati rritje çmimesh, ndonëse autoritetet njoftuan se do të kundërshtonin ashpër rritjen e çmimeve.

Kujtojmë se ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishinë konferencë për media me 1 nëntor prezantoi rezultatet e shportës konsumatore të vjeshtës. Sipas tij, masa u zbatua me sukses dhe sipas analizave të Ministrisë së Ekonomisë i dha rezultatet e pritshme. Por, përkundër masës, qytetarët në muajin tetor arritën të “kursejnë” hiç më shumë se 57 denarë nga harxhimet e nevojshme bazë për dallim nga muaji paraprak.