Vjosa Osmani: Në Maqedoninë e Veriut ka tendencë për destabilizim me largimin e të drejtave të shqiptarëve
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në seancën e përbashkët të parlamenteve të Kosovës dh Shqipërisë të mbajtur të premten bëri thirrje për bashkëpunim midis dy vendeve. Sipas Osmanit, e rëndësishme është që Shqipëria dhe Kosova ta bashkojnë politikën dhe bashkëpunimin e jashtëm në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës, por edhe bashkëpunimin për mbrojtjen e të […]
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në seancën e përbashkët të parlamenteve të Kosovës dh Shqipërisë të mbajtur të premten bëri thirrje për bashkëpunim midis dy vendeve. Sipas Osmanit, e rëndësishme është që Shqipëria dhe Kosova ta bashkojnë politikën dhe bashkëpunimin e jashtëm në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës, por edhe bashkëpunimin për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, pa dallim se ku jetojnë. Osmani, mes tjerash tha se në Maqedoninë e Veriut ka tendenca për destabilizim me largimin e të drejtave tashmë të fituara të shqiptarëve të cilët jetojnë në vend, njofton Portalb.mk.
“Derisa po flasim dhe jemi bashkuar në këtë Kuvend, akoma ekzistojnë tendenca për të shkundur themelet mbi të cilat është ndërtuar Maqedonia e Veriut, pra për të destabilizuar edhe këtë vend duke larguar të drejtat tashmë të fituara të shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet si popull konstituiv i Maqedonisë së Veriut. Ne nuk duhet as të qëndrojmë të heshtur, e as t’i mbyllim sytë para këtyre tendencave të qarta”, tha Osmani.
Ndaj kësaj ka reaguar ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, i cili për portalin Albanian post tha se e vlerëson presidenten Osmani, por q i vjen keq që kohë pas kohe ajo bëhet viktimë e dezinformatave. Ai pohon se nuk ka rrezik të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Në Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë rrezik për t’i marrë të drejtat shqiptarëve, madje kam kënaqësinë ta njoftoj Osmanin se Shqiptarët sapo kanë fituar të drejta që ishin shkelur prej 22 vjetësh”, është përgjigjur Taravari.
Deklaratat e presidentes së Kosovës vijnë lidhur me procedurën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut pas iniciativave për vlerësimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Gjykata Kushtetuese më 11 dhjetori nuk mori vendim rreth kushtetutshmërisë së Ligjit për Gjuhët. Në seancë u soll vendim për një seancë të radhës, e ashtuquajtur përgatitore ku do të dëgjohen edhe ekspertë të tjerë juridik, e gjithë kjo për faktin e ndjeshmërisë së kësaj lënde. Politika ishte e zëshme si para ashtu edhe pas seancës së fundit të Kushtetueses.
- LEXO: Gjykata Kushtetuese vendosi të mos votojë sot për ligjin e gjuhës shqipe, Kostadinovski: Kjo do të ndodhë, qoftë për një, dy ose tre muaj
- LEXO: Akademikët shqiptarë me letër ndaj Kushtetueses për Ligjin e Gjuhëve: Mos u bëni pjesë e skenarëve politikë, vendimet arbitrare cenojnë marrëdhëniet ndëretnike
- LEXO: RMV, gjyqtarët kushtetues shqiptarë do të bojkotojnë seancën për Ligjin e Gjuhëve, të kontestueshëm plot 18 nene
- LEXO: Përdorimi i shqipes në Maqedoninë e Veriut nën llupën e Kushtetueses: Çfarë të presim dhe ku gaboi politika për 20 vite?
- LEXO: Ligji i gjuhëve, në dorë të gjykatësve Kushtetues
- LEXO: Maqedoni, u miratua ligji për përdorimin e gjuhëve
- LEXO: Protesta para Qeverisë kundër ligjit të gjuhëve