Durmishi: VLEN funksionon si një mekanizëm i konsoliduar politik

Sa i përket shkrirjes së koalicionit VLEN në një subjekt të vetëm, ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi në emisionin “Debat në Shenja”, tha se koalicioni VLEN funksionon si një mekanizëm The post Durmishi: VLEN funksionon si një mekanizëm i konsoliduar politik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 9, 2025 - 00:00
 0
Durmishi: VLEN funksionon si një mekanizëm i konsoliduar politik

Sa i përket shkrirjes së koalicionit VLEN në një subjekt të vetëm, ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi në emisionin “Debat në Shenja”, tha se koalicioni VLEN funksionon si një mekanizëm i konsoliduar politik në të cilën janë të përfshirë katër subjekte politike dhe përfaqësuesi i VV-së, ka një kryesi qendrore që funksionon, ka një qendër mediale që funksionon bashkarishtë, komision kadrovik dhe funksionojnë normal për çdo ditë dhe në rrugën e duhur.

“Është një platformë e cila ka gjetur mbështetjen e shqiptarëve dhe VLEN-i normalisht që shkon drejt homogjenizimit të plotë por cila do qoftë formulë dhe vendim që do të jetë i drejt dhe efikas i cili do të sillet me konsensus me përkrahje të të gjithë liderëve dhe strukturës bazë do të mirëpritet nga shqiptarët”, tha Durmishi.

Ai tha se e rëndësishme është që çdo vendim që do ta merr VLEN-i të ketë mbështetjen e shqiptarëve.

The post Durmishi: VLEN funksionon si një mekanizëm i konsoliduar politik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .