Bomba e janarit: Frattesi bëhet Biankoner, ylli i Juves te Interi

Bomba e meraktos së janarit, Juventus dhe Inter shkëmbejnë yjet e tyre. Jemi mësuar që derbi mes Interit dhe Juventusit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por këto dy ekipe sfidohen edhe në merkato. Zikaltrit dhe Biankonerët po punojnë për merkaton e janarit, ndërsa Calciomercato ka lëshuar një lajm […]

Jan 10, 2026 - 13:30
 0
Bomba e janarit: Frattesi bëhet Biankoner, ylli i Juves te Interi

Bomba e meraktos së janarit, Juventus dhe Inter shkëmbejnë yjet e tyre.

Jemi mësuar që derbi mes Interit dhe Juventusit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por këto dy ekipe sfidohen edhe në merkato.

Zikaltrit dhe Biankonerët po punojnë për merkaton e janarit, ndërsa Calciomercato ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se rivalët e përjetshëm mund të shkëmbejnë yjet e tyre.

Sipas Calciomercato, Davide Frattesi mund të transferohet te Juventusi, ndërsa Teun Koopmeiners te Interi.

Frattesi është në shënjestrën e Biankonerëve për një kohë të gjatë dhe do t’ia ofrojnë Interit kartonin e Koopmeiners në këmbim.