Dy orë nga fillimi i takimit – A do prodhojnë rezultate diskutimet mes Kurtit e Hamzës për Specialen e Presidentin

Rreth dy orë kanë kaluar tashmë, qe nga fillimi i takimit mes kryeministrit Albin Kurti, dhe, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Në takimin që po zhvillohet në objektin e Qeverisë, Hamza është shoqëruar nga deputet R...

tetor 2, 2026 - 20:00
Dy orë nga fillimi i takimit – A do prodhojnë rezultate diskutimet mes Kurtit e Hamzës për Specialen e Presidentin
“qendrimi-yne-eshte-qe-te-mbetemi-ne-opozite”,-–-hamza-refuzon-takimin-me-kurtin

“qendrimi-yne-eshte-qe-te-mbetemi-ne-opozite”,-–-hamza-refuzon-takimin-me-kurtin

Rreth dy orë kanë kaluar tashmë, qe nga fillimi i takimit mes kryeministrit Albin Kurti, dhe, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Në takimin që po zhvillohet në objektin e Qeverisë, Hamza është shoqëruar nga deputet Rrahman Rama. Përveç tij, në objektin e Qeverisë është parë të hyjë edhe Glauk Konjufca nga VV’ja, megjithatë s’është konfirmuar nëse edhe ai është pjesë e takimit.

Ndryshe, Hamza do të tentojë edhe një herë sot të marrë një përgjigje për projektligjin për Specialen nga ana e Kurtit.

Aktualisht, Qeveria është duke e pritur një opinion ligjor nga Ministria e Drejtësisë rreth ndryshimeve të propozuara.

Ndërsa ky i fundit, ka thënë se kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke theksuar se kjo fundjavë do të jetë vendimtare.

Sipas tij, synimi është që javën e ardhshme Kosova ta ketë shefin e shtetit.

“Kemi filluar komunikimet dhe natyrisht që kjo fundjavë është vendimtare për të pasur marrëveshje që javën e ardhshme të kemi president”, tha ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.