Dy pleq në Kumanovë bëhen “llom” mes vete, njëri përfundon në spital

Dy persona të moshuar nga Kumanova janë përleshur fizikisht mbrëmë në lagjen “Ajduçka Çeshma”, me ç’rast njëri prej tyre ka përfunduar me lëndime të rënda në spital, informon tvfesta.mk – Më 26.08.2026 në orën 22:45, zyrtarët policorë nga S...

gusht 28, 2026 - 00:00
Dy pleq në Kumanovë bëhen “llom” mes vete, njëri përfundon në spital

Dy persona të moshuar nga Kumanova janë përleshur fizikisht mbrëmë në lagjen “Ajduçka Çeshma”, me ç’rast njëri prej tyre ka përfunduar me lëndime të rënda në spital, informon tvfesta.mk

– Më 26.08.2026 në orën 22:45, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria C.K.(75) nga Kumanova, duke vepruar sipas denoncimit se rreth orës 21:00 në lagjen “Ajduçka Çeshma” në Kumanovë, pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka pasur përleshje fizike mes C.K. (75) dhe B.P.(76), të dy nga Kumanova, informojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme.

Siç shtohet nga policia, gjatë përleshjes fizike, lëndime të rënda trupore ka pësuar B.P., të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj C.K. do të dorëzohet kallëzimi përkatës./tvfesta


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.