Dy punonjës të A1 shpëtohen pasi mbetën të bllokuar në borë mbi fshatin Lazaropole

Mbrëmë (10.01), rreth orës 23:30, në SPB Tetovë është raportuar se dy punonjës të operatorit mobil A1 kanë mbetur të bllokuar në borë mbi fshatin Lazaropole, pranë stacionit bazë të The post Dy punonjës të A1 shpëtohen pasi mbetën të bllokuar në borë mbi fshatin Lazaropole appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 11, 2026 - 11:30
 0
Dy punonjës të A1 shpëtohen pasi mbetën të bllokuar në borë mbi fshatin Lazaropole

Mbrëmë (10.01), rreth orës 23:30, në SPB Tetovë është raportuar se dy punonjës të operatorit mobil A1 kanë mbetur të bllokuar në borë mbi fshatin Lazaropole, pranë stacionit bazë të operatorit. Me ta nuk ka pasur mundësi komunikimi për shkak të mungesës së rrjetit mobil, transmeton Gazeta Flaka.

Menjëherë pas raportimit, rasti është përcjellë në NJPB Rostushë, ndërsa në aksion janë angazhuar pjesëtarë të Njësisë për Operacione Speciale Policore, policia e uniformuar e MPB-së, si dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Ekipet, me dy automjete terreni të pajisura me sanki për borë dhe pajisje adekuate shpëtimi, janë nisur drejt vendngjarjes.

Sot (11.01), në orën 08:30, personat janë gjetur dhe janë nxjerrë me sukses, në gjendje të mirë shëndetësore. Bëhet fjalë për G.N. (47) dhe M.M. (37), të dy nga Shkupi, të cilët lëviznin me një automjet terreni të tipit “VW Amarok” me targa të Shkupit. Ata janë gjetur në lokacionin e njohur si “Koritnik”, pranë transmetuesit të rrjetit të A1, në territorin e fshatit Lazaropole. Gazeta Flaka

The post Dy punonjës të A1 shpëtohen pasi mbetën të bllokuar në borë mbi fshatin Lazaropole appeared first on Flaka, në çdo lajm... .