Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
Dy të punësuar në Gjykatën Penale të Shkupit janë arrestuar për ryshfet. Njëri prej tyre me funksion polic gjykate dhe tjetri furnizues i mallrave, janë përfshirë në vepra korruptuese me qëllim që të ndërmjetësojnë në Gjykatën e Apelit dhe Supreme, për një lëndë ku është shqiptuar dënim me 1 vjet burg për prodhim dhe tregim […]
Dy të punësuar në Gjykatën Penale të Shkupit janë arrestuar për ryshfet. Njëri prej tyre me funksion polic gjykate dhe tjetri furnizues i mallrave, janë përfshirë në vepra korruptuese me qëllim që të ndërmjetësojnë në Gjykatën e Apelit dhe Supreme, për një lëndë ku është shqiptuar dënim me 1 vjet burg për prodhim dhe tregim të paautorizuar të armëve. Gjykata i ka caktuar policit gjyqësor paraburgim 30-ditor, ndërsa furnizuesit i cili ndiqet për ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale, arrest shtëpiak. /Alsat.mk