Dy vizione për Gostivarin: AKI kandidon Limanin, VLEN rikthen Bejtën – Biografia e tyre

Gara për kryetar të Komunës së Gostivarit po hyn në një fazë të re, pasi dy figura të rëndësishme politike – Valbon Limani dhe Nevzat Bejta – kanë konfirmuar zyrtarisht The post Dy vizione për Gostivarin: AKI kandidon Limanin, VLEN rikthen Bejtën – Biografia e tyre appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 11, 2025 - 01:00
 0
Dy vizione për Gostivarin: AKI kandidon Limanin, VLEN rikthen Bejtën – Biografia e tyre

Gara për kryetar të Komunës së Gostivarit po hyn në një fazë të re, pasi dy figura të rëndësishme politike – Valbon Limani dhe Nevzat Bejta – kanë konfirmuar zyrtarisht kandidaturat e tyre për zgjedhjet e përsëritura të 11 janarit.

Valbon Limani – mjek, specialist dhe ish-ushtrues detyre i kryetarit të komunës

Valbon Limani (i lindur më 19 maj 1980), politikan dhe mjek nga Gostivari, deri para pak ditësh ushtronte funksionin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit. Ai është specialist i endokrinologjisë dhe punon në Klinikën Universitare të Endokrinologjisë, Diabetit dhe Çrregullimeve Metabolike në Shkup.

Limani diplomoi në vitin 2008 në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Trakisë, ndërsa specializimin në endokrinologji e përfundoi në vitin 2019 në Shkup.
Nga viti 2022 deri në 2024 ishte i angazhuar si asistent në Fakultetin e Shkencave Mjekësore në Universitetin e Tetovës.

Në politikë, Limani u zgjodh kryetar i Këshillit Komunal të Gostivarit më 26 nëntor 2021, detyrë të cilën e mbajti deri më 8 korrik 2024, kur mori postin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të komunës.

Në zgjedhjet e tetorit, si kandidat i Aleancës Kombëtare për Integrim – AKI, ai fitoi 16.949 vota, duke humbur fitoren në raundin e parë për vetëm 21 vota, ndërsa nuk u arrit censusi i nevojshëm. Për zgjedhjet e përsëritura të 11 janarit, Limani e ka zyrtarizuar sërish kandidaturën e tij.

Nevzat Bejta – rikthim në garë i një figure me përvojë të gjatë politike

Përballë tij në garë, VLEN ka kandiduar Nevzat Bejtën — një nga politikanët më të njohur të Gostivarit.

Bejta ka një karrierë të gjatë politike:

  • këshilltar komunal (1999),
  • deputet në Parlamentin e Maqedonisë (2002–2005),
  • ministër i Vetëqeverisjes Lokale (2011–2013),
  • si dhe kryetar i Komunës së Gostivarit në dy mandate: 2005–2009 dhe 2013–2017.

Ai është rikthyer në garë si kandidat i ri i VLEN për zgjedhjet e janarit, pasi në zgjedhjet e tetorit koalicioni ishte përfaqësuar nga Sebajdin Dauti.

Garë e fortë në horizont

Ndryshe nga zgjedhjet e tetorit, ku garonin katër kandidatë — Valbon Limani (AKI), Sebajdin Dauti (VLEN), Visar Ademi (i pavarur) dhe Darko Grujoski (E Majta) — gara e janarit deri më tani përfshin vetëm dy kandidatë të konfirmuar: Valbon Limanin dhe Nevzat Bejtën.

The post Dy vizione për Gostivarin: AKI kandidon Limanin, VLEN rikthen Bejtën – Biografia e tyre appeared first on Flaka, në çdo lajm... .