Dyshohet për helmim në një shkollë të Vitomiricës, disa nxënës kërkojnë ndihmë mjekësore

Disa nxënës të një shkolle në Vitomiricë të Pejës janë dyshuar për helmim të hënën në mëngjes. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas tij, drejtoria e shkollës është njoftuar rreth orës 10:00 për shqetësimet shëndetësore të disa nxënësve. Ata janë transportuar me autoambulancë në Qendrën e Mjekësisë

tetor 22, 2025 - 14:00
 0
Dyshohet për helmim në një shkollë të Vitomiricës, disa nxënës kërkojnë ndihmë mjekësore

Disa nxënës të një shkolle në Vitomiricë të Pejës janë dyshuar për helmim të hënën në mëngjes. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, drejtoria e shkollës është njoftuar rreth orës 10:00 për shqetësimet shëndetësore të disa nxënësve. Ata janë transportuar me autoambulancë në Qendrën e Mjekësisë Familjare për tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi.

“Me urdhër të prokurorit është intervistuar drejtori i shkollës, i cili ka dhënë deklaratën e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse”, ka shtuar Gashi.