E dënuara me vdekje i mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, reagon Trump
Presidenti amerikan, Donald Trump ka komentuar rastin e pazakontë të Christa Pike, e cila i mbijetoi një injeksioni vdekjeprurës gjatë përpjekjes për ekzekutimin e saj në Tennessee. “Pati një ekzekutim, por ilaçi nuk funksionoi siç duhej”, ...


Presidenti amerikan, Donald Trump ka komentuar rastin e pazakontë të Christa Pike, e cila i mbijetoi një injeksioni vdekjeprurës gjatë përpjekjes për ekzekutimin e saj në Tennessee.
“Pati një ekzekutim, por ilaçi nuk funksionoi siç duhej”, tha Trump, duke e cilësuar rastin si një “situatë interesante”. Ai shtoi se një procedurë e tillë “nuk duhet të jetë aq e komplikuar”.
Pike, e dënuar me vdekje për vrasjen e një 19-vjeçareje, vazhdon të jetë në gjendje kritike në spital, sipas mediave amerikane që citojnë avokatët e saj.
Dy doza nuk mjaftuan, dështoi ekzekutimi i amerikanes së dënuar me vdekje – çfarë pritet të ndodhë më tej?
Ekzekutimi i saj u ndërpre pasi autoritetet hasën probleme gjatë administrimit të injeksionit vdekjeprurës.
Sipas raportimeve, asaj iu administruan dy doza të pentobarbitalit, por ajo nuk humbi jetën.
Pas incidentit, autoritetet e Tennessee-t pezulluan ekzekutimet e tjera dhe nisën një rishikim të procedurës për të përcaktuar se çfarë shkoi keq.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.