E dhimbshme: Personi më i afërt i Shemit s’mund ta përballojë vdekjen e tij, ua këputi shpirtin të gjithëve me këtë reagim

Ikona e hitit “Xhamadani Vija-Vija”, Shemsi Krasniqi ka vdekur dje në banesën e tij në Prishtinë. Kjo lajm i trishtë, tronditi mbarë Kosovën dhe jo vetëm. Shumë kolegë të tij, shprehen dhimbjen për humbjen e ish-anëtarit të grupit “Ilirët”. Këngëtari Malësor Prënkoçaj, u shpreh i shokuar për vdekjen e Shemit. Ai në studion e Klan […]

dhjetor 23, 2025 - 13:00
 0
E dhimbshme: Personi më i afërt i Shemit s’mund ta përballojë vdekjen e tij, ua këputi shpirtin të gjithëve me këtë reagim

Ikona e hitit “Xhamadani Vija-Vija”, Shemsi Krasniqi ka vdekur dje në banesën e tij në Prishtinë.

Kjo lajm i trishtë, tronditi mbarë Kosovën dhe jo vetëm.

Shumë kolegë të tij, shprehen dhimbjen për humbjen e ish-anëtarit të grupit “Ilirët”.

Këngëtari Malësor Prënkoçaj, u shpreh i shokuar për vdekjen e Shemit.

Ai në studion e Klan Kosovës tregoi se si mori lajmin e kobshëm.

“Në ato momente hyra kot për të shfletuar disa portale tona, sa për t’u informuar për situatën se çka po ndodh dhe kur e pashë lajmin, bile shumë shpejt mas postimit, me të vërtetë u ndjeva jashtëzakonisht keq sepse thashe me vete “O zot çka po ndodh kështu””, deklaroi ai në Ora 7 në Klan Kosova.

Prënkoçaj deklaroi se Shemi ishte artist i madh, duke ndarë kujtimet me të.

Këngëtari nga Mali i Zi, theksoi se shpesh i ka rënë të këndojnë bashkë me Shemin.