“E dua fort”, Vanesa mes ndjenjave për Indrin dhe lidhjes që ka jashtë
Mes dy fermerëve, Indrit dhe Vanesës, duket se kanë nisur të shfaqen afrimet e para. Vanesa, e cila ka treguar më herët se ka një lidhje jashtë fermës, nuk e ka mohuar plotësisht se mund të ketë ndjenja për Indrin. Ajo tha se është përpjekur të ruajë balancat dhe të mos lëndojë askënd, as brenda […]


Mes dy fermerëve, Indrit dhe Vanesës, duket se kanë nisur të shfaqen afrimet e para.
Vanesa, e cila ka treguar më herët se ka një lidhje jashtë fermës, nuk e ka mohuar plotësisht se mund të ketë ndjenja për Indrin.
Ajo tha se është përpjekur të ruajë balancat dhe të mos lëndojë askënd, as brenda fermës dhe as jashtë saj.
“Jam munduar të mbaj balancat në fermë e mos lëndoj kënd. Nuk do të doja të lëndoja dikë këtu ose jashtë. Çdo gjë e kisha marrë parasysh. Kemi një afrimitet që njerëzit këtu e shohin. Unë e kam një status. Jam e lidhur jashtë”.
E pyetur nga Arbana Osmani nëse dyzimi i saj ka lidhje me momentet kur mërzitet me Indrin, Vanesa u përgjigj shkurt: “Pak po”.
Po ashtu, ajo nuk ishte dakord me vendimin e Indrit për të mbajtur distancë, duke theksuar se ai është një person shumë i rëndësishëm për të brenda fermës.
“Këtu brenda është shumë i rëndësishëm. Është një nga njerëzit më të vyer. Për momentin, ajo çka jemi, jemi miq”.
Kur Arbana e pyeti se çfarë do t’i thoshte partnerit të saj nëse ai do ta shihte, Vanesa u përgjigj shkurt: “Më fal”.
Nga ana tjetër, edhe Indri ka shprehur hapur pëlqimin dhe vlerësimin për Vanesën, duke treguar se ndjenjat e tij për të janë të forta.
“Këto dallga kemi pasur unë e Vanesa. Ideja është thjesht që unë kam një farë pëlqimi. Vanesa është një vajzë e bukur dhe plot talent. I ka të tëra, është e kompletuar. Është serioze dhe është fisnike. Unë i kam dalluar që në fillim këto gjëra. Kemi një kimi dhe e dua fort. Jemi munduar ta përjetojmë sa më natyrale, përtej problemeve dhe ngarkesave. Këtu brenda nuk është e thjeshtë”, tha Indri.