E rrallë, rrëqebulli i Ballkanit filmohet sërish në Shqipëri

Rrëqebulli i Ballkanit është dokumentuar sërish në një tjetër vendndodhje brenda Parkut Kombëtar të Shebenikut në Shqipëri. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura e Shqipërisë në një video të publikuar në rrjetet sociale ka bërë të ditur se përmes përdorimit të kamerave kurth, identifikimit të gjurmëve në terren dhe vëzhgimeve të vazhdueshme të specialistëve, u

Prill 10, 2026 - 17:30
E rrallë, rrëqebulli i Ballkanit filmohet sërish në Shqipëri
e-rralle,-rreqebulli-i-ballkanit-filmohet-serish-ne-shqiperi

e-rralle,-rreqebulli-i-ballkanit-filmohet-serish-ne-shqiperi

Rrëqebulli i Ballkanit është dokumentuar sërish në një tjetër vendndodhje brenda Parkut Kombëtar të Shebenikut në Shqipëri.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura e Shqipërisë në një video të publikuar në rrjetet sociale ka bërë të ditur se përmes përdorimit të kamerave kurth, identifikimit të gjurmëve në terren dhe vëzhgimeve të vazhdueshme të specialistëve, u bë i mundur fotografimi dhe dokumentimi i rrëqebullit të Ballkanit.

Sipas këtij institucioni, ky regjistrim konfirmon praninë e tij në habitatet natyrore të parkut. Edhe më parë rrëqebulli i Ballkanit është regjistruar në malet në Maqedoninë e Veriut. Rrëqebulli ballkanik (Lynx lynx balcanicus) është një nga gjitarët më të rrallë në Evropë.

https://www.facebook.com/share/v/1E9mes1M2E/