E sulmoi fizikisht nusen e vëllait, arrestohet autori

Më 15.08.2026 në orën 16:30, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Kamjan kanë privuar nga liria personin J.N. (45) nga fshati Bogovinë, pasi po atë ditë, në oborrin e shtëpisë familjare në fshatin Bogovinë, ka sulmuar fizikisht nusen e vë...

gusht 16, 2026 - 16:30
E sulmoi fizikisht nusen e vëllait, arrestohet autori

Më 15.08.2026 në orën 16:30, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Kamjan kanë privuar nga liria personin J.N. (45) nga fshati Bogovinë, pasi po atë ditë, në oborrin e shtëpisë familjare në fshatin Bogovinë, ka sulmuar fizikisht nusen e vëllait 34-vjeçare, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.