E trishtë: 29-vjeçari që vdiq tragjikisht në Gjakovë, ishte futbollist

Kosova mbrëmë u trondit përsëri, pasi një 29 vjeçar nga Gjakova vdiq tragjikisht në vendin e punës. Lendrit Fetahaj nga Skivjani i Gjakovë ra nga një lartësi e madhe, pasi fillimisht ishte godit nga një kran i drejtuar pakujdesshëm. Fetahaj kishte edhe një karrier prej futbollisti, ku kishte luajtur për skuadrën e KF Gjakova.Krahu i […]

Prill 24, 2026 - 12:00
E trishtë: 29-vjeçari që vdiq tragjikisht në Gjakovë, ishte futbollist

Kosova mbrëmë u trondit përsëri, pasi një 29 vjeçar nga Gjakova vdiq tragjikisht në vendin e punës.

Lendrit Fetahaj nga Skivjani i Gjakovë ra nga një lartësi e madhe, pasi fillimisht ishte godit nga një kran i drejtuar pakujdesshëm.

Fetahaj kishte edhe një karrier prej futbollisti, ku kishte luajtur për skuadrën e KF Gjakova.Krahu i kranit që po barte materiale dyshohet se e ka goditur atë, duke e rrëzuar nga lartësia në tokë.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.