Edhe frika ka kufi’ – Selmani godet rëndë VLEN-in për bojkotin e protestave
Aktivistja Nafie Selmani ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të koalicionit VLEN për mosmbështetjen e protestave të studentëve shqiptarë, duke i akuzuar për qëndrim të dyfishtë dhe mungesë përgjegjësie politike. Sipas The post Edhe frika ka kufi’ – Selmani godet rëndë VLEN-in për bojkotin e protestave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Aktivistja Nafie Selmani ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të koalicionit VLEN për mosmbështetjen e protestave të studentëve shqiptarë, duke i akuzuar për qëndrim të dyfishtë dhe mungesë përgjegjësie politike.
Sipas Selmanit, arsyetimi i vazhdueshëm i VLEN-it se “Bashkimi Demokratik për Integrim ka qenë në pushtet” nuk qëndron, pasi shumë nga përfaqësuesit aktualë të këtij koalicioni kanë qenë vetë pjesë e kësaj partie në të kaluarën.
“VLEN-i nuk i mbështet protestat e studentëve, ndërkohë që vazhdon të akuzojë BDI-në. Por le të rikujtojmë: Izeti, Bilalli, Afrimi, Zeqirijai, Sali dhe të tjerët kanë qenë pjesë e BDI-së. Pse nuk e zgjodhët këtë problem atëherë?” – ka deklaruar Selmani.
Ajo ka ngritur pyetje edhe për qëndrimin aktual të këtyre figurave politike, duke theksuar se refuzimi për të mbështetur kërkesat e studentëve është i pajustifikueshëm.
“Pse po refuzoni ta zgjidhni sot, ‘zotërinj’? Edhe frika dhe nënshtrimi duhet të kenë një kufi. Në mungesë guximi, të paktën heshtni – se u bëtë rezil!” – thuhet më tej në reagimin e saj.
Deklarata e Selmanit vjen në kohën kur protestat e studentëve shqiptarë për përdorimin e gjuhës shqipe kanë nxitur përplasje politike dhe reagime të shumta në skenën publike në Maqedonia e Veriut. Edhe frika ka kufi’ – Selmani godet rëndë VLEN-in për bojkotin e protestave
The post Edhe frika ka kufi’ – Selmani godet rëndë VLEN-in për bojkotin e protestave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .