Editorial / A është Ballkani Perëndimor i kërcënuar! Çfarë duhet të bëjë BE-ja!
Shkup, 10 shkurt – Ditë më parë, deputetja britanike, Alicia Kearns, gjatë një fjalimi në Këshillin e Evropës, ku prezantoi një raport mbi situatën në Bosnje e Hercegovinë ka paralajmëruar…
Shkup, 10 shkurt – Ditë më parë, deputetja britanike, Alicia Kearns, gjatë një fjalimi në Këshillin e Evropës, ku prezantoi një raport mbi situatën në Bosnje e Hercegovinë ka paralajmëruar se kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i pranishëm. Në këtë këndvështrim, ajo tha se “nuk guxojmë të lejojmë që Ballkani të na largohet nga sytë. Kërcënimi i konfliktit mbetet gjithmonë i pranishëm”. Kjo me automatizëm, e ngre çështjen se sa Ballkani Perëndimor është i kërcënuar dhe çfarë duhet të bëjë BE-ja që njëherë e përgjithmonë të mbyllë kritikët që gjithmonë e konsiderojnë Bllkanin si një “vatër zjarri”, shkruan “Zhurnal.mk”.
Kërcënimet politike në Ballkan përcaktohen nga një krizë e rëndë e demokracisë, rritja e retorikës nacionaliste dhe rritja e ndërhyrjeve gjeopolitike nga Rusia dhe fuqi të tjera rajonale. Kërcënimet kryesore përfshijnë paqëndrueshmërinë në Bosnjë dhe Hercegovinë, marrëdhëniet e tendosura Serbi-Kosovë dhe institucionet demokratike të dobësuara.
Fatkeqësisht rajoni po përballet me ngushtimin e hapësirave të medias së pavarur, veçanërisht në Serbi, ku media e kontrollohet nga qeveria dhe ku sulmohen gazetarët e pavarur.
Bosnja dhe Hercegovina konsiderohet shumë e paqëndrueshme, duke funksionuar si një protektorat ndërkombëtar me kërcënime të vazhdueshme secesioniste, ndërsa marrëdhënia Kosovë-Serbi mbetet e tendosur, sidomos tani kur krerët e UÇK-së gjenden në Hagë dhe prokuroria atje vazhdon burgim deri në 45 vjet për secilin.
Ndikimi autoritar, sidomos nga Rusia është në rritje të vazhdueshme, sidomos duke promovuar ndjenjat anti-BE dhe duke shfrytëzuar paqëndrueshmërinë rajonale.
Gjithashtu, perceptimi se zgjerimi i BE-së është në stanjacion ka hapur hapësirë për skenarë të rrezikshëm alternativë, duke përfshirë konfliktin e ripërtërirë etnik, ndërsa pushteti ekonomik është thellësisht i ndërthurur me politikën, të nxitur nga korrupsioni, shkruan “Zhurnal.mk”.
Për të ndaluar kërcënimet ndaj Ballkanit dhe për të siguruar stabilitetin rajonal, Bashkimi Evropian duhet të përqendrohet në një qasje më progressive që ndihmon integrimin e shpejtë ekonomik, bashkëpunimin e zgjeruar të sigurisë dhe respektimin e rreptë të reformave demokratike.
Aktualisht BE-ja po zbaton planin e rritjes prej 6 miliardë eurove, ose strukturën financiare për periudhën 2024-2027, e përbërë nga 2 miliardë euro në grante dhe 4 miliardë euro në kredi, me kusht që partnerët e Ballkanit Perëndimor të zbatojnë reforma specifike socio-ekonomike dhe themelore.
BE-ja ka filluar ta integrojë rajonin në Zonën e Përbashkët të Pagesave në Euro (SEPA), duke hapur iniciativa digjitale dhe duke ulur kostot e roaming-ut, duke zgjeruar në mënyrë efektive “Roam like at Home” në rajon. Gjithashtu, për të kapërcyer tregjet e fragmentuara, BE-ja mbështet Zhvillimi i Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM), i cila është projektuar për të rritur konkurrueshmërinë dhe për të tërhequr investime.
Përveç pjesës ekonomike, BE-së i kërkohet të përfshijë partnerët e Ballkanit Perëndimor në grupet e betejës së BE-së dhe të rrisë bashkëpunimin mbi lëvizshmërinë ushtarake dhe sigurinë kibernetike për të luftuar ndikimin e huaj, sidomos në ndërhyrjen e informacionit të huaj.
BE-ja duhet të sigurojë që ndihma financiare të jetë rreptësisht e kushtëzuar nga sundimi i ligjit, masat kundër korrupsionit dhe pavarësia gjyqësore për të zvogëluar ndikimin e elitave lokale, shpesh të korruptuara, shkruan “Zhurnal.mk”.
BE-ja duhet të jetë më proaktive në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, siç është dialogu Serbi-Kosovë, dhe të mos lejojë që çështjet dypalëshe të bllokojnë procesin e përgjithshëm të zgjerimit. Në këtë drejtim, nevojitet të bëhet krijimi i një fondi të posaçëm për të nxitur dialogun dhe mbështetjen e iniciativave që lidhin të rinjtë nga i gjithë rajoni për të luftuar nacionalizmin.
Në thelb, strategjia e BE-së duhet të jetë që të kalojë nga një rol “zjarrfikësi” në një partner proaktiv duke përshpejtuar procesin e integrimit, duke bërë që përfitimet e anëtarësimit të ndihen para pranimit të plotë dhe duke ofruar një ombrellë të fortë sigurie. Secila vonesë e BE-së në mospranimin e Maqedonisë së Veriut në familjen europiane, por në veçanti joproaktiviteti në çështjen Kosovë-Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, do të lejojë të huajt të bëjnë “dasëm” në Ballkanin Perëndimor, shkruan “Zhurnal.mk”.
