Ekspertët: Tarifat e Trampit do të shkaktojnë krizë në ekonominë globale
Goditje dhe krizë e rëndë për ekonominë globale mund të shkaktojnë tarifat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – Donald Tramp, thotë Mile Boshkov për Alsat. Ai shton se ekziston rreziku që pas 90 ditësh të rifuten tarifat e larta. “Pra, kjo situatë për momentin do të shkaktojë krizë serioze sepse nuk mund […] The post Ekspertët: Tarifat e Trampit do të shkaktojnë krizë në ekonominë globale appeared first on InfoShqip.com.

Goditje dhe krizë e rëndë për ekonominë globale mund të shkaktojnë tarifat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – Donald Tramp, thotë Mile Boshkov për Alsat. Ai shton se ekziston rreziku që pas 90 ditësh të rifuten tarifat e larta.
“Pra, kjo situatë për momentin do të shkaktojë krizë serioze sepse nuk mund t’i besojmë më vendimit të përsëritur nga dje se tarifat ndaj Kinës do të mbeten në fuqi dhe për pjesën tjetër për 90 ditët e ardhshme. Sërish, spekulimet dhe rreziku nuk mund të japin garanci të besueshme se do të jemi të qetë edhe për 90 ditët e ardhshme dhe se pas këtyre 90 ditëve, do të ketë sërish rehati dhe gjithçka do të mbetet e njëjtë në biznesin global”, tha Mile Boshkov / Konfederata e Biznesit.
Nga Oda Ekonomike vlerësojnë se vendosja e tarifave nga SHBA ndaj Maqedonisë do të ketë pasoja për ekonominë e vendit. Ata shtojnë se me vendosjen e tarifave, Maqedonia si shtet do të përjetojë dobësim shtesë në tregjet e huaja.
“Sigurisht, besojmë se vendosja e tarifave të tilla dhe masave të tilla nga SHBA-ja do të ketë pasoja dhe efekte në ekonominë tonë, qofshin efekte apo pasoja direkte apo indirekte, duke pasur parasysh se shumica e eksporteve nga Maqedonia në SHBA vijnë nga kompanitë e huaja në vendin tonë dhe besojmë se në këtë drejtim duhet të jemi të kujdesshëm si shoqëri, por edhe si shtet dhe qeveri”, u shpreh Durim Zeqiri – Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
Nga Oda vlerësojnë se nëse është e nevojshme, Qeveria duhet t’i ulë tarifat ndaj SHBA-së, në mënyrë që SHBA-të ta bëjnë të njëjtën gjë ndaj Maqedonisë. /Alsat.mk
The post Ekspertët: Tarifat e Trampit do të shkaktojnë krizë në ekonominë globale appeared first on InfoShqip.com.