“Përdori varfërinë dhe papunësinë”, Berisha: Rama largoi të rinjtë nga Shqipëria

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takimin përmbyllës elektoral në Dibër, nga ku u shpreh se kryeministri aktual, Edi Rama, u ka vrarë shpresën shqiptarëve. Duke u ndalur tek largimi i të rinjve nga vendi, Berisha u shpreh se Rama përdori të drejtën e lëvizjes së lirë për të përzënë shqiptarët nga atdheu. […]

maj 6, 2025 - 00:00
 0  3
“Përdori varfërinë dhe papunësinë”, Berisha: Rama largoi të rinjtë nga Shqipëria

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takimin përmbyllës elektoral në Dibër, nga ku u shpreh se kryeministri aktual, Edi Rama, u ka vrarë shpresën shqiptarëve.

Duke u ndalur tek largimi i të rinjve nga vendi, Berisha u shpreh se Rama përdori të drejtën e lëvizjes së lirë për të përzënë shqiptarët nga atdheu.

Madje kryedemokrati bëri një krahasim para dhe pas qeverisjës së Partisë Socialiste, duke u shprehur se dikur Dibra dhe Shqipëria po “lulëzonte”, ndërsa që prej 12 viteve të Edi Ramës, vendi pati në krye “një grusht hajdutësh’, siç shprehet ai.

“12 vite, lëvizjen e lirë, këtë të drejtë madhore të çdo qytetari, Edi Rama e përdori për të përzënë shqiptarët nga Shqipëria. Edi Rama me rejjimin e tij përdori kundër shqiptarëve armët më të egra të regjimeve më çnjerëzore. Përdori varfërinë, mjerimin, papunësinë, skamjen për të boshatisur Dibrën, Matin dhe Shqipërinë.

Edi Rama qeveris për 12 vite. Kur erdhi në pushtet, Dibra dhe dibranët, Shqipëria dhe shqiptarët shtoheshin. Rrogat e tyre, pensionet e tyre rriteshin çdo vit. Bizneset e tyre, fermat e tyre zgjeroheshin vit pas viti. Shqiptarët së bashku me dashurinë për Shqipërinë dhe dibranëve për Dibrën, u ecte shpresa për një ditë gjithnjë e më të mirë. Kurse Edi Rama u vrau shpresën shqiptarëve. Solli në krye të vendit një grusht hajdutësh që kohërat nuk i kanë njohur kurrë në histori.

Çdo vit dhe më shumë, i zhyti shqiptarët në varfëri gjithnjë e më të madhe. Pensionet e tyre u ngrinë, rrogat e tyre u ngrinë, çmimet u rritën me 200%, sofrat u përgjysmuan. Të rinjtë dhe kush mundi mori rrugët e dheut për të mbijetuar. Ëndrrën dibrane, ëndrrën shqiptare e morën me vete për ta ngritur në vende të tjera”, tha Berisha.