Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të vizitojë Kosovën të mërkurën

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të vizitojë Kosovën të mërkurën. Kështu kanë konfirmuar burime të Gazetës Express nga Brukseli. Kjo vizitë e Sorensen në Kosovë vjen pas mbajtjes së zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe teksa vendi është në pritje të krijimit të institucioneve të reja. Procesi i dialogut në mes të

Jan 13, 2026 - 18:30
 0
Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të vizitojë Kosovën të mërkurën
Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të vizitojë Kosovën të mërkurën

Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të vizitojë Kosovën të mërkurën

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të vizitojë Kosovën të mërkurën.

Kështu kanë konfirmuar burime të Gazetës Express nga Brukseli.

Kjo vizitë e Sorensen në Kosovë vjen pas mbajtjes së zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe teksa vendi është në pritje të krijimit të institucioneve të reja.

Procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ka pasur një ngecje një më shumë se një vjeçare për shkak edhe të bllokadës politike që ka përcjellë Kosovën përgjatë vitit 2025.//GE