Ende nuk fillon seanca, Hardinaj konsultohet me Krasniqin

Përkundër që kanë kaluar katërdhjetë minuta nga koha kur ka qenë e paraparë të nis seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re e njëjta ende nuk ka filluar. Në sallën plenare nuk ka arritur kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, si dhe mandatari për kryeministër, Albin Kurti. Po ashtu, në sallë nuk shihen të

tetor 26, 2025 - 12:00
 0
Ende nuk fillon seanca, Hardinaj konsultohet me Krasniqin
Ende nuk fillon seanca, Hardinaj konsultohet me Krasniqin

Ende nuk fillon seanca, Hardinaj konsultohet me Krasniqin

Përkundër që kanë kaluar katërdhjetë minuta nga koha kur ka qenë e paraparë të nis seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re e njëjta ende nuk ka filluar.

Në sallën plenare nuk ka arritur kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, si dhe mandatari për kryeministër, Albin Kurti. Po ashtu, në sallë nuk shihen të pranishëm as tre deputetët e Nisma Socialdemokrate.

Ndërkaq, të pranishëm janë deputetët nga radhët e LVV-së, PDK-së, LDK-së, AAK-së, si dhe të komuniteteve jo shumicë.
Kjo vonesë bëri që kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj të konsultohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, do të paraqesë para deputetëve përbërjen e kabinetit qeveritar, por paraprakisht nuk ka arritur ndonjë marrëveshje politike që do t’i siguronte shumicën parlamentare.

Lëvizjes Vetëvendosje, kryetar i së cilës është Kurti, i duhen së paku edhe pesë vota që të sigurojë minimumin e nevojshëm prej 61 sosh për votimin e suksesshëm të qeverisë së re.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, kjo parti ka siguruar 48 deputetë në Kuvend, ndërkaq përkrahje ka siguruar edhe nga tetë deputetë të komuniteteve jo shumicë.

Para fillimit të seancës së sotme, përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate deklaruan se nuk do të votojnë për qeverinë Kurti III./Kosovapress/