Enver Hoxhaj iu drejtohet votuesve të tij, i falenderon për besimin
Enver Hoxhaj, një nga figurat më të votuara të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka publikuar një video falënderimi për qytetarët që ia besuan votën në zgjedhjet e 9 shkurtit. Duke qenë ndër politikanët e parë që ka falenderuar votuesit, në mesazhin e tij, Hoxhaj u shpreh mirënjohës për besimin e qytetarëve, duke theksuar rëndësinë


Enver Hoxhaj, një nga figurat më të votuara të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka publikuar një video falënderimi për qytetarët që ia besuan votën në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Duke qenë ndër politikanët e parë që ka falenderuar votuesit, në mesazhin e tij, Hoxhaj u shpreh mirënjohës për besimin e qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e votës si shprehje e vullnetit demokratik:
“Po ju drejtohem të gjithë juve që më dhatë votën në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe dua t’ju falënderoj nga zemra. Vota nuk është vetëm një tik, një numër, por është besim dhe nuk ka asgjë më të shenjtë për politikanin sesa besimi…” tha Hoxhaj në mesazhin e tij.
Ai gjithashtu ritheksoi angazhimin e tij për përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe mbrojtjen e interesit shtetëror të Kosovës:
“Në përfaqësim të interesave të qytetarëve të Kosovës dhe në mbrojtje të interesit shtetëror të Kosovës, çdoherë në mendjen dhe zemrën time do të kem besimin që ma dhatë me votën tuaj.”
Me këtë mandat të tetë si deputet i Kuvendit të Kosovës, Hoxhaj vazhdon të jetë një nga politikanët më me përvojë në vend.
Duke qenë ndër deputetët me më shumë mandate në histori, Hoxhaj ka luajtur një rol kyç në shtetformimin e Kosovës. Ai ishte pjesë e negociatave të Vjenës për pavarësinë e vendit dhe një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë më 17 shkurt 2008. Me 15 vite përvojë në Qeverinë e Kosovës, ai ka mbajtur pozita kyçe, përfshirë atë të ministrit të Punëve të Jashtme, duke qenë diplomati që i solli Kosovës më së shumti njohje ndërkombëtare.
Enver Hoxhaj mbetet një nga figurat kryesore të PDK-së dhe njënga zërat më me ndikim në politikën kosovare, duke vijuar rrugëtimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së Kosovës.
https://www.facebook.com/share/r/1EwRpYJJmS/?mibextid=wwXIfr