Fantastike: Kosova favoritja e dytë për ta fituar Ligën B, para nesh vetëm Austria
Kombëtarja e Kosovës vlerësohet se është favoriti i dytë për ta fituar grupin e Ligës B të Ligës së Kombeve, pas vetëm Austrisë. “Dardanët” të enjten mësuan kundërshtarët për Kupën e Botës, duke qenë në grupin B3, pranë Austrisë, Republikës së Irlandës dhe Izraelit. Në bazë të të dhënave të fundit nga e përditshmja “Football […]


Kombëtarja e Kosovës vlerësohet se është favoriti i dytë për ta fituar grupin e Ligës B të Ligës së Kombeve, pas vetëm Austrisë.
“Dardanët” të enjten mësuan kundërshtarët për Kupën e Botës, duke qenë në grupin B3, pranë Austrisë, Republikës së Irlandës dhe Izraelit.
Në bazë të të dhënave të fundit nga e përditshmja “Football Meets Data”, Kosova vlerësohet se ka 23 për qind shanse për t’u kualifikuar në Ligën A, ndërsa 32 për qind për të përfunduar e dyta.
Austria shihet si favorite e grupit me 53 për qind gjasa, ndërsa Irlanda e treta me vetëm 18 për qind. Izraeli shihet si kombëtarja më e mundshme për t’u kthyer në Ligën C.
Our
Simulator is the only one out there that allows you to enter your own scenarios and see how everything else adjusts!
Say you want to see what happens if
Germany wins all 3 group games and finishes on position E1.
Just enter the results you want in the
… pic.twitter.com/RwKqpMnhGe
— Football Meets Data (@fmeetsdata) December 6, 2025
Renditja në këtë grup do të ketë rol të madh edhe për kualifikueset e Evropianit, pra për ta shpjeguar më mirë. Në rast që Kosova e fiton grupin ose renditet e dyta, atëherë do të jetë në vazon e dytë të Evropianit të ardhshëm.
“Dardanët” vlerësohen se kanë plot 55 për qind shanse për t’u renditur në vazon e dytë kur të tërhiqet shorti, kurse 45 për qind në vazon e tretë (do të ndodhë vetëm nëse e mbyllim si pozitë e tretë në këtë grup të Ligës së Kombeve, ose nëse biem në Ligën C).
Kujtojmë, kualifikueset do të nisin në muajin shtator – ku për herë të parë Kosova do t’i zhvillojë katër ndeshje brenda 14 ditëve.
Our
Simulator is the only one out there that allows you to enter your own scenarios and see how everything else adjusts!
Say you want to see what happens if
Germany wins all 3 group games and finishes on position E1.
Just enter the results you want in the