Fatmir Spahiu reagon me humor pas mosvotimit për ministër: A dini ku pinë kafe personat që nuk i kanë marrë votat
Aktori i njohur, Fatmir Spahiu, ka reaguar me humor pas mosvotimit të tij për postin e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi me ironi: Mirëmëngjes miq, A dini naj vend ku pinë kafe personat që nuk i kanë marrë votat e nevojshme për ministër? Po pyes për dikë […]
Aktori i njohur, Fatmir Spahiu, ka reaguar me humor pas mosvotimit të tij për postin e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi me ironi:
Mirëmëngjes miq,
A dini naj vend ku pinë kafe personat që nuk i kanë marrë votat e nevojshme për ministër?
Po pyes për dikë që njoh!
Reagimi i Spahiut u prit me shumë komente pozitive, me ndjekës që e vlerësuan për mënyrën sportive dhe plot poztivitet me të cilën përballoi situatën.
Ndër reagimet publike ka pasur edhe nga figura të njohura të artit. Aktori Jeton Zogjani ka komentuar me tone ironike në Facebook, duke shkruar: “Nuk jam anëtar i asnjë partie politike, por Z. Kurti më propozoi për ministër. Aman mos na fulliratni, se koha e hajvanllëkut ka kaluar”.
Ndërsa aktori Shkumbin Istrefi ka mbështetur kolegun e tij, duke thënë shkurt: “Bufi do të ishte ministër i shkëlqyeshëm”.
Reagimet e shumta tregojnë se propozimi i Fatmir Spahiut për këtë post ka ngjallur interes të madh në publik, si dhe përkrahje nga kolegët e tij të skenës dhe ekranit.