Faton Ahmeti i përgjigjet Bilall Kasami: Kur Ali Ahmeti ishte në ilegalitet, ju shkruanit “Druzhe Titos”

Shefi i kabinetit të Ali Ahmeti, Faton Ahmeti, i është kundërpërgjigjur ashpër deklaratave të Bilall Kasami, duke e akuzuar këtë të fundit për hipokrizi politike dhe mungesë kredibiliteti. Ahmeti thekson The post Faton Ahmeti i përgjigjet Bilall Kasami: Kur Ali Ahmeti ishte në ilegalitet, ju shkruanit “Druzhe Titos” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 10, 2026 - 22:00
Faton Ahmeti i përgjigjet Bilall Kasami: Kur Ali Ahmeti ishte në ilegalitet, ju shkruanit “Druzhe Titos”

Shefi i kabinetit të Ali Ahmeti, Faton Ahmeti, i është kundërpërgjigjur ashpër deklaratave të Bilall Kasami, duke e akuzuar këtë të fundit për hipokrizi politike dhe mungesë kredibiliteti.

Ahmeti thekson se është absurde që sot të sulmohet figura e Ali Ahmetit nga individë që, sipas tij, në të kaluarën kanë qenë në shërbim të narrativave të tjera politike.

“Kur Ali Ahmeti kalonte jetën në ilegalitet, duke sakrifikuar për të drejtat kombëtare, ata që sot marrin guximin të tallen me figurën e tij, i shkruanin poezi ‘Druzhe Titos’. Kjo është diferenca mes atyre që vepronin dhe atyre që përshtateshin,” ka deklaruar Faton Ahmeti.

Ai e cilëson retorikën e Kasamit si përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga mungesa e rezultateve konkrete në qeverisje dhe në nivel lokal.

“Kush ka 20 vite dështime nuk është ai që luftoi për kauzë, por ata që sot, pa asnjë kontribut real historik, tentojnë të rishkruajnë narrativën për interesa ditore politike,” shtoi ai.

Reagimi vjen pasi Kasami ironizoi letrën e Ali Ahmetit drejtuar ndërkombëtarëve, duke thënë se ai “paska dërguar letër edhe në Hënë për misionin Artemis”, një deklaratë që ka nxitur përplasje të reja mes BDI-së dhe VLEN-it. Gazeta Flaka

The post Faton Ahmeti i përgjigjet Bilall Kasami: Kur Ali Ahmeti ishte në ilegalitet, ju shkruanit “Druzhe Titos” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .