Faton Ahmeti vazhdon shef i kabinetit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti
Bashkimi Demokratik për Integrim informon opinionin publik se sot, Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, thirri mbledhjen e parë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm. Mbledhja u mbajt në Tetovë, The post Faton Ahmeti vazhdon shef i kabinetit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Bashkimi Demokratik për Integrim informon opinionin publik se sot, Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, thirri mbledhjen e parë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm.
Mbledhja u mbajt në Tetovë, më 23 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 17:00, dhe shënon fillimin e punës së këtij organi të rëndësishëm drejtues në kuadër të strukturave të BDI-së.
Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua Rregullorja e punës së Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, si akt bazë për funksionimin, koordinimin dhe vendimmarrjen e këtij organi. Po ashtu, u zhvilluan diskutime dhe u morën vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e sekretariateve, si dhe me strukturimin e mëtejmë të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Në kuadër të këtyre vendimeve u vendos për emërimet në funksione kyçe organizative, si vijon:
• Shef i Kabinetit: Faton Ahmeti
• Zëdhënëse e BDI-së: Arta Bilalli-Zenedeli
• Këshilltar i Kryetarit të BDI-së për Marrëdhëniet me SHBA-në: Shemshedin (Sam) Beqiri
Gjithashtu, Kryetari z. Ali Ahmeti informoi Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm për emërimin e kryetarëve të degëve si vijon:
• Tetovë: Bajram Rexhepi
• Kumanovë: Ridvan Asani
• Strugë: Faton Pollozhani
• Gostivar: Valdet Xhaferi
• Çair: Bujar Osmani
Gjithashtu, Kryetari dha orientime për të gjithë të ngarkuarit si kryetarë degësh të kryejnë detyrimet programore dhe statutare për organizimin dhe konsolidimin e nëndegëve dhe degës përkatëse.
Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar në forcimin e strukturave të brendshme organizative dhe në avancimin e reformave që synojnë rritjen e efikasitetit politik dhe institucional të partisë.
The post Faton Ahmeti vazhdon shef i kabinetit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .