Fazliu: Brenda VLEN-it ka debat e mospajtime, por nuk ka krizë
Përfaqësuesi i Lëvizjes Arbëria, Bekim Falizu në emisionin “Debat në Shenja”, tha se VLEN ka sjellë demokraci në organizimin politik të shqiptarëve. Ai tha se deri tani nuk ka qenë The post Fazliu: Brenda VLEN-it ka debat e mospajtime, por nuk ka krizë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Përfaqësuesi i Lëvizjes Arbëria, Bekim Falizu në emisionin “Debat në Shenja”, tha se VLEN ka sjellë demokraci në organizimin politik të shqiptarëve. Ai tha se deri tani nuk ka qenë një demokraci e tillë në organizimet politike të shqiptarëve, ku ka patur one men shoë, ku fjala e liderit ka qenë e fundit.
Bekim Fazliu tha se nga informacionet që ka dhe nga kontaktet e partive që e përbëjnë VLEN-in, nuk ka krizë mes partive të VLEN-it.
“Mund të ketë debat, ka debat mund të ketë mospajtime për çështje të caktuar por ka komunikim, dhe ka komunikim, këto lehtë tejkalohen. Deklaratat për përgjegjësi dhe llogaridhënie që i dha mbrëmë zotëri Kasami nuk duhet të shihen si krizë, nuk janë tension, por është një kulturë e re politike që instalohet këtu në vend se…funksionarët duhet të japin llogari për punën dhe këtu nuk ka asgjë të keqe”, deklaroi Fazliu.
The post Fazliu: Brenda VLEN-it ka debat e mospajtime, por nuk ka krizë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .