Ferat Shala fton qytetarët të votojnë PDK-në: Më 9 shkurt nisim një kapitull të ri për Kosovën
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka bërë thirrje për mbështetje të Bedri Hamzës në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se kjo është një ditë vendimtare për të ardhmen e vendit. “Këto ditë kam takuar shumë qytetarë anembanë Kosovës dhe i falënderoj secilin për pritjen dhe besimin. Kjo e
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka bërë thirrje për mbështetje të Bedri Hamzës në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se kjo është një ditë vendimtare për të ardhmen e vendit.
“Këto ditë kam takuar shumë qytetarë anembanë Kosovës dhe i falënderoj secilin për pritjen dhe besimin. Kjo e diel është vendimtare për të ardhmen e vendit. Duhet të bëjmë zgjidhjen e duhur për një ekonomi të fortë, arsim cilësor, shëndetësi më të mirë e rritje të pagave dhe pensioneve”, ka deklaruar Shala.
Ai tha se Qeveria e udhëhequr nga Bedri Hamza është alternativa më e mirë për Kosovën dhe premtoi angazhim të vazhdueshëm për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.
“Ju ftoj të votoni Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 131 dhe për mua Ferat Shalën me numrin 16”, tha ai në mesazhin drejtuar votuesve.