Abdixhiku: Të djathtit janë ngritur në këmbë si nevojë e shpëtimit të vendit nga ata që nuk kanë punë, ide dhe vizion

Gjilani u bë epiqendra e kryengritjes së djathtë mbrëmjen e së enjtes, ku mijëra qytetarë mbushën sheshin për të mbështetur kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhikun. Pas tubimit masiv në këtë qytet, Abdixhiku deklaroi se Gjilani ka folur qartë dhe se ndryshimi është i pashmangshëm. “Ishte e paparë. Shesh i

shkurt 7, 2025 - 02:00
 0  4
Abdixhiku: Të djathtit janë ngritur në këmbë si nevojë e shpëtimit të vendit nga ata që nuk kanë punë, ide dhe vizion
abdixhiku:-te-djathtit-jane-ngritur-ne-kembe-si-nevoje-e-shpetimit-te-vendit-nga-ata-qe-nuk-kane-pune,-ide-dhe-vizion

abdixhiku:-te-djathtit-jane-ngritur-ne-kembe-si-nevoje-e-shpetimit-te-vendit-nga-ata-qe-nuk-kane-pune,-ide-dhe-vizion

Gjilani u bë epiqendra e kryengritjes së djathtë mbrëmjen e së enjtes, ku mijëra qytetarë mbushën sheshin për të mbështetur kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhikun.

Pas tubimit masiv në këtë qytet, Abdixhiku deklaroi se Gjilani ka folur qartë dhe se ndryshimi është i pashmangshëm.

“Ishte e paparë. Shesh i kaltërt, shesh i djathtë!”, shkroi kreu i LDK-së në Facebook. Ai tha se “të tilla do të jenë tubimet tona deri në ditën e fundit – të mëdha, të fuqishme, plot me qytetarë të vendosur për fitoren që po na pret!”

Ai theksoi se secila votë për LDK-në është “një hap drejt një Kosovë më të drejtë” duke e cilësuar LDK-në si alternativën e vetme për këtë transformim.

“Çdo votë për LDK-në është një hap drejt një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të fortë! Prandaj, tani është koha t’i ftoni miqtë e familjarët, sidomos ata që nuk janë përcaktuar, dhe t’i bindni ata të dalin, të votojnë, dhe ta mbështesin Lidhjen Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje si alternativën e vetme për të ardhmen e ndritshme të vendit. Sepse LDK është kjo e ardhme, dhe 124 është numri ynë!” – tha Abdixhiku mes tjerash.