Fetai: Raporti i Transparency international është rezultat i qeverisjes kriminale të LSDM dhe BDI

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mire Arben Fetai ka reaguar lidhur me raportin e Transparency International për vitin 2024, ku Maqedonia e Veriut rradhiet për 12 vende më poshtë në Indeksin për perceptimin e korrupsionit. Duke komentuar raportin Fetai në profilin e tij në Fejsbuk thotë se ai dëshmon se qeverisja e LSDM dhe BDI ka […]

shkurt 11, 2025 - 23:00
 0  9
Fetai: Raporti i Transparency international është rezultat i qeverisjes kriminale të LSDM dhe BDI

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mire Arben Fetai ka reaguar lidhur me raportin e
Transparency International për vitin 2024, ku Maqedonia e Veriut rradhiet për 12 vende
më poshtë në Indeksin për perceptimin e korrupsionit. Duke komentuar raportin Fetai në
profilin e tij në Fejsbuk thotë se ai dëshmon se qeverisja e LSDM dhe BDI ka qenë
korruptive dhe jotransparente.

Ai vlerëson se përkeqësimi i percepcionit të vendit për luftën kundër korrupsionit është
rezultat i skandaleve gjyqësore në vitin e fundit të qeverisë së mëparshme duke
përmendur ndryshimet skandaloze të Kodit penal, të cilat mundësuan amnestinë e mbi
200 lëndëve kriminale.

Imazhin e vendit në luftën kundër krimit e kanë dëmtuar edhe skandalet në Këshillin
gjyqësorë dhe Akadseminë për gjyqtarë dhe prokurorë, të zgjedhur gjatë qeverisjes së
LSDM dhe BDI, shton Fetai.

Sipas tij, qeveria e re drejtë I ka adresuar prioritetet e saj strategjike siç janë reforma në
drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimi i të cilave do të
sjellin rezultate konkrete. Në këtë drejtim, ai thekson edhe nismën për shkarkimin e
Kryeprokurorit Lupço Kocevski dhe interpelancën për anëtarët e Këshillit gjyqësorë në
Parlament.