Fidan Rama: Kosova po shkon drejt dy blloqeve politike, LDK-ja në krizë identiteti
Komentatori politik Fidan Rama ka deklaruar se skena politike në Kosovë po shkon drejt ndarjes në dy blloqe të mëdha politike, duke theksuar se LDK-ja po përballet me një problem serioz të orientimit dhe identitetit politik. Në emisionin Politiko, Rama u shpreh se LDK-ja “e ka të vështirë ta gjejë veten”, ndërsa shtoi se në


Komentatori politik Fidan Rama ka deklaruar se skena politike në Kosovë po shkon drejt ndarjes në dy blloqe të mëdha politike, duke theksuar se LDK-ja po përballet me një problem serioz të orientimit dhe identitetit politik.
Në emisionin Politiko, Rama u shpreh se LDK-ja “e ka të vështirë ta gjejë veten”, ndërsa shtoi se në periudhën e ardhshme do të qartësohet pozicionimi i saj politik.
“Vendi po shkon drejt dy blloqeve politike. LDK-ja ka problem serioz, është problem serioz me gjetë veten”, shtoi tutje Rama në Politiko.
Sipas tij, blloku i dytë politik, që lidhet me raportet PDK–LDK, pritet të përcaktohet brenda dy viteve të ardhshme, ndërkohë që ndarjet politike po thellohen.
“Tash ky blloku i dytë, është PDK-LDK, ka me u përcaktu në dy vitet e ardhshme, ne po ndahemi. Vendi po ndahet në dy blloqe ”, theksoi Rama, duke paralajmëruar se kjo ndarje mund të ndikojë ndjeshëm në zhvillimet politike dhe zgjedhore në Kosovë.
Deklarata e plotë:
