Filipçe: LSDM është e vetmja parti që mund ta fitojë VMRO-DPMNE-në!
Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, tha në emisioni Klan Debat në Klan Macedonia se LSDM mbetet e vetmja parti që mund ta fitojë VMRO-DPMNE-në. “Kam qenë The post Filipçe: LSDM është e vetmja parti që mund ta fitojë VMRO-DPMNE-në! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
![Filipçe: LSDM është e vetmja parti që mund ta fitojë VMRO-DPMNE-në!](https://flaka.com.mk/wp-content/uploads/2024/10/Venko-Filipce_LSDM_25-780x470-1.jpg)
Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, tha në emisioni Klan Debat në Klan Macedonia se LSDM mbetet e vetmja parti që mund ta fitojë VMRO-DPMNE-në.
“Kam qenë vazhdimisht në çdo takim me qytetarë dhe e shoh se po rritet vazhdimisht përkrahja e qytetarëve ndaj LSDM-së. Dihet se LSDM është e vetmja parti që mund ta fitojë VMRO-në. Ne morëm leksion nga veprimet e kaluara dhe mësuam se çdo koalicion duhet të ndërtohet mbi parime, gjë që nuk e shoh as në këtë qeveri. Do të kemi koalicione dhe nuk e përjashtoi”, tha Filipçe.
Filipçe shtoi se janë duke menduar dhe emrat me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale. /tvklan.mk
The post Filipçe: LSDM është e vetmja parti që mund ta fitojë VMRO-DPMNE-në! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .