Filipçe: Mickoski po rikthen përçarjet e vjetra etnike në vend që të merret me ekonominë dhe standardin jetësor

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se po hap çështje që krijojnë përçarje etnike, në vend që politika të përqendrohet te ekonomia, standardi jetësor dhe interesat e përbashkëta të qytetarëve. Në n...

tetor 9, 2026 - 13:00
Filipçe: Mickoski po rikthen përçarjet e vjetra etnike në vend që të merret me ekonominë dhe standardin jetësor

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se po hap çështje që krijojnë përçarje etnike, në vend që politika të përqendrohet te ekonomia, standardi jetësor dhe interesat e përbashkëta të qytetarëve.
Në një intervistë për emisionin “Impakti” në televizionin Shenja, Filipçe vlerësoi se qasja e Qeverisë ndaj çështjeve të gjuhës dhe balancuesit po rikthen në debat tema të së kaluarës. Sipas tij, në një shoqëri multietnike duhet të respektohen dallimet dhe të ndërtohet dialog ndërmjet komuniteteve.
Filipçe theksoi se komunitetet e ndryshme etnike, kulturat, traditat dhe gjuhët e tyre duhet të konsiderohen pasuri, e jo shkak për konflikte politike. Ai vlerëson se partitë politike nuk duhet t’i shfrytëzojnë këto çështje për të krijuar ndarje të reja.
Lideri i LSDM-së shtoi se të drejtat e qytetarëve duhet të respektohen, ndërsa debati publik duhet të përqendrohet më shumë te zhvillimi ekonomik, përmirësimi i standardit jetësor dhe krijimi i mundësive të barabarta për të gjithë.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.