Kasami: ZNAM mundon të gjejë hapësirë politike me kundërshtimet e tij

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka kritikuar kundërshtimin e partisë ZNAM për mbajtjen e Provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke deklaruar se kjo nuk është hera e parë që ZNAM mbron qëndrime të ngjashme. Në intervistë të dhënë emisionit *“Verdict”* në TVM2, Kasami theksoi se ZNAM, si partneri më i vogël në Qeveri, përdor deklaratat e tij për të gjetur hapësirë politike. Ai rikujtoi se partia ka pasur qëndrime të ngjashme edhe në çështjen e flamurit kombëtar në zyrat e institucioneve. “Ata janë partneri më i vogël në Qeveri dhe mundohen ta gjejnë veten me këto deklarata. E dini sa i përket flamurit kombëtar në zyrat e institucioneve kanë pasur qëndrime të ngjashme. Ata marrëveshjen e kanë me kryeministrin, ne me kryeministrin. Është problem i tyre se a do të vazhdojnë të jenë në Qeveri”, thotë Kasami. ### VLEN dhe zgjidhja ligjore e jurisprudencës Kasami deklaroi se VLEN ka arritur marrëveshje me kryeministrin që zgjidhja ligjore të kalojë në Kuvend pas miratimit dhe marrjes së rekomandimit pozitiv nga Komisioni i Venecias. ### Fillkovi nuk është më ministër Kur u pyet për qëndrimet e ish-ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkovi, i cili gjatë kohës kur ishte pjesë e ZNAM-it kishte shprehur kritika të ngjashme, Kasami u përgjigj shkurt: “Prandaj nuk është më ministër”. ---

Personat e përmendur

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.