FSK-ja në veri, eksperti i sigurisë: Ishte gabim, nuk ka pasur diçka shqetësuese

Gazetari Urall Boshnjaku  ka dhënë detaje në lidhje me rastin e djeshëm ku pjesëtarë të Forcës së Sigurisë e Kosovës u futën gabimisht në veri të vendit, pasi e kishin ngatërruar drejtimin e lëvizjes. Ai ndër të tjera tregoi rrugën nëpër të cilën kanë kaluar automjetet e FKS-së. “Në një moment krejt të papritur në orët

tetor 17, 2025 - 09:00
 0
FSK-ja në veri, eksperti i sigurisë: Ishte gabim, nuk ka pasur diçka shqetësuese
FSK-ja në veri, eksperti i sigurisë: Ishte gabim, nuk ka pasur diçka shqetësuese

FSK-ja në veri, eksperti i sigurisë: Ishte gabim, nuk ka pasur diçka shqetësuese

Gazetari Urall Boshnjaku  ka dhënë detaje në lidhje me rastin e djeshëm ku pjesëtarë të Forcës së Sigurisë e Kosovës u futën gabimisht në veri të vendit, pasi e kishin ngatërruar drejtimin e lëvizjes. Ai ndër të tjera tregoi rrugën nëpër të cilën kanë kaluar automjetet e FKS-së.

“Në një moment krejt të papritur në orët e mëngjesit, diku rreth orës 10:30, disa makina ushtarake të Forcave të Sigurisë së Kosovës janë futur në veri të vendit, e të cilat besohet se janë futur aty pa qëllim, meqë janë nisur nga ura kryesore në Lagjen e Boshnjakëve, e pastaj kanë vepruar duke u ngjitur lart drejt shkollës teknike, aty tek pjesa ku shkruan “I love Mitrovica”, që është bërë e famshme në krejt Kosovës dhe kanë vazhduar drejt stacionit policor ose Gjykatës Themelore që ndodhet në veri të vendit, pranë varrezave të muslimanëve atje dhe në momëntin që kanë arritur aty, Policia e Kosovës ka marrë informatën dhe kanë dalur disa patrulla policore dhe i kanë ndaluar këto makina të FSK-së dhe u kanë treguar se ndodhen në rrugë të gabuar, meqë ata ishin disi të hutuar sepse nuk e dinin që po shkonin drejt veriut”, tha ai.

Shefi i operativës, Petrit Fejza për gazetarin Boshnjaku ka bërë të ditur se këto vetura janë udhëzuar që të kthehen në jug dhe përmes vendit të njohur si “Kërrshi i Dudës” janë nisur të shoqëruar nga një patrullë policore dhe prej aty kanë vazhduar drejt kazermës në jug të Mitrovicës.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, i cili tha se është konstatuar se është gabim dhe nuk ka pasur diçka për t’u shqetësuar.

“Praktikisht ky ka qenë vetëm një gabim i drejtimit të lëvizjes, është konstatuar se është gabim, ka zgjatur pesë deri në shtatë minuta. Është informuar edhe komandati I KFOR-it”.

“KFOR-i e ka mirëpritur edhe bashkëbisedimin dhe kthimin prapa ose respektimin e marrëveshjes së vitit 2013. Nuk ka pasur diçka që ka mund të shqetësohet dikush në asnjë mënyrë”, u shpreh ai./Klankosova.tv