Ftesa e dytë e Speciales për Kurtin, Miftaraj: Po sillet si prokuror, le ta zbaton kapitullin e veprave kundër administrimit të drejtësisë

Prokuroria Speciale ka përcjellë një ftesë të dytë në adresë të kryeministrit Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit. Për një çështje të tillë, lideri i vendit ka kohë që nuk u përgjigjet as mediave. Në ftesën e parë për datën 16 dhjetor, Kurti ishte jashtë vendit, si rrjedhojë iu bë edhe ftesa e dytë

dhjetor 20, 2024 - 19:00
 0  9
Ftesa e dytë e Speciales për Kurtin, Miftaraj: Po sillet si prokuror, le ta zbaton kapitullin e veprave kundër administrimit të drejtësisë
ftesa-e-dyte-e-speciales-per-kurtin,-miftaraj:-po-sillet-si-prokuror,-le-ta-zbaton-kapitullin-e-veprave-kunder-administrimit-te-drejtesise

ftesa-e-dyte-e-speciales-per-kurtin,-miftaraj:-po-sillet-si-prokuror,-le-ta-zbaton-kapitullin-e-veprave-kunder-administrimit-te-drejtesise

Prokuroria Speciale ka përcjellë një ftesë të dytë në adresë të kryeministrit Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit.

Për një çështje të tillë, lideri i vendit ka kohë që nuk u përgjigjet as mediave.

Në ftesën e parë për datën 16 dhjetor, Kurti ishte jashtë vendit, si rrjedhojë iu bë edhe ftesa e dytë nga Specialja.

Por nga kabineti i Kurtit u tha se kryeministri i pretë prokurorët në zyre që ta intervistojnë.

Vet zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu u shpreh se “për këtë kemi propozuar tre orare të takimit“

Njëri sipas tij për sot e e dy orare tjera për javën në vijim.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në lidhje me rastin ka thënë se Kurti po sillet si prokuror.

“Albin Kurti pasi po sillet si prokuror nuk eshte keq me marr edhe kompetenca dhe pergjegjesi nga Kodi Penal i Kosoves dhe me zhvillu hetime ndaj prokuroreve te Prokurorise Speciale. Le ta zbaton kapitullin e veprave penale kunder administrimit te drejtesise“, u shpreh ai në një postim të bërë para pak minutash.

Ai pati një mesazh edhe për prokurorët.

“Pasi prokuroret nuk e zbatojne kete kapitull kurre ne praktike per te ruajtur integritetin e procedures penale, se paku dikush te zbaton, mos te mbetet vetem si dekor ne Kod Penal. Arbirtraritetin ta dergojme deri ne fund. P.S. Prokuroret tane per pese vite kane mundur te marrin mesime nga prokuroret ne Gjykaten Speciale ne Hage se si ruhet integriteti i procedures penale dhe gjyqesore ne Hage. Normal per kete duhet prokuror qe nuk tuten prej hijes se tyre dhe nuk kane rene ne dashuri perseri“, tha ai.