Garda Revolucionare iraniane kërcënon vendet e Gjirit: Do t’ju shkatërrojmë rafineritë

Pas dështimit të raundit të dytë të negociatave, i cili u rrëzua ende pa nisur zyrtarisht, tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mbeten të larta, ndërsa situata vazhdon të mbahet në këmbë vetëm nga një armëpushim i brishtë. Një ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të zgjasë armëpushimin “derisa diskutimet […] The post Garda Revolucionare iraniane kërcënon vendet e Gjirit: Do t’ju shkatërrojmë rafineritë appeared first on InfoShqip.com.

Prill 22, 2026 - 18:00
Garda Revolucionare iraniane kërcënon vendet e Gjirit: Do t’ju shkatërrojmë rafineritë

Pas dështimit të raundit të dytë të negociatave, i cili u rrëzua ende pa nisur zyrtarisht, tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mbeten të larta, ndërsa situata vazhdon të mbahet në këmbë vetëm nga një armëpushim i brishtë. Një ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të zgjasë armëpushimin “derisa diskutimet të përfundojnë”, duke lënë të hapur mundësinë për rikthim në tryezën e bisedimeve.

Ndërkohë, Garda Revolucionare iraniane (Pasdaranët) kanë dalë me një deklaratë të ashpër, duke paralajmëruar se janë gati për një fazë të re përshkallëzimi dhe se mund të godasin objektiva jetikë në rajon, përfshirë rafineritë në vendet e Gjirit. “Garda Revolucionare iu përgjigj agresionit kriminal dhe terrorist të SHBA-së dhe regjimit sionist, duke i çuar ata në gabime të rënda vlerësimi dhe duke i detyruar të kërkojnë armëpushim ndaj Iranit”, thuhet në deklaratën e tyre.

Pasdaranët pretendojnë se janë të përgatitur të përdorin strategji të reja ushtarake dhe të krijojnë befasi për kundërshtarët. “Jemi gati të mbrojmë vendin dhe të sjellim surpriza që tejkalojnë kuptimin dhe llogaritjet e armikut luftënxitës, duke përdorur karta të reja në fushëbetejë”, theksohet më tej. Në të njëjtën deklaratë, Garda Revolucionare shprehet se nuk do të tolerojë asnjë kërcënim të ri dhe se do të reagojë menjëherë nëse përsëritet një sulm.

“Nëse nis një cikël i ri përplasjesh ushtarake, do t’u shkaktojmë goditje shkatërruese dhe të paimagjinueshme burimeve të mbetura të armikut në rajon”, paralajmërojnë ata. Pasdaranët shtuan se fusha e betejës “mbetet e hapur” dhe se Irani është gati të godasë pikat strategjike dhe simbolet kryesore të fuqisë së kundërshtarëve, duke lënë të kuptohet se rafineritë dhe infrastruktura energjetike e vendeve të Gjirit Persik mund të jenë objektivat e radhës në rast të përshkallëzimit të ri të situatës./NewsMaxBalkans/

The post Garda Revolucionare iraniane kërcënon vendet e Gjirit: Do t’ju shkatërrojmë rafineritë appeared first on InfoShqip.com.