Halil Snopçe: “Protesta studentore – energjia rinore që sfidon padrejtësitë”

Deputeti i ASH-së Halil Snopçe, ka bërë thirrje për mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë, duke theksuar rëndësinë historike të zërit studentor në ndryshimin e fenomeneve negative në shoqëri. Snopçe The post Halil Snopçe: “Protesta studentore – energjia rinore që sfidon padrejtësitë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 6, 2026 - 00:00
Halil Snopçe: “Protesta studentore – energjia rinore që sfidon padrejtësitë”

Deputeti i ASH-së Halil Snopçe, ka bërë thirrje për mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë, duke theksuar rëndësinë historike të zërit studentor në ndryshimin e fenomeneve negative në shoqëri.

Snopçe vë në dukje se mungesa e reagimit studentor ka kontribuar në nivelin e lartë të korrupsionit dhe mosbesimit ndaj institucioneve, ndërsa zëri i studentëve përfaqëson idealizmin, drejtësinë dhe energjinë rinore.

Ai deklaron se nesër do të jetë pranë studentëve jo si deputet, por si profesor, duke theksuar se nderi më i madh për një pedagog është të qëndrojë përkrah studentëve të tij dhe të mbështesë kërkesat e tyre për drejtësi dhe barazi. Gazeta Flaka

The post Halil Snopçe: “Protesta studentore – energjia rinore që sfidon padrejtësitë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .