Me rastin e festës së 7 Marsit – Dita e Mësuesit dhe Shkollës Shqipe, kryetari Kuvendit, frim Gashi ka shprehur nderimet e sinqerta për të gjithë mësimdhënësit.
“Me rastin e festës së 7 Marsit – Dita e Mësuesit dhe Shkollës Shqipe, më lejoni të shpreh nderimet e mia të sinqerta për të gjithë mësimdhënësit, të cilët me përkushtim dhe dashuri formësojnë brezat e ardhshëm. Angazhimi juaj fisnik është udhërrëfyes për sukseset tona dhe zhvillimin e shoqërisë. Arsimimi është veprimtari e shenjtë dhe armë e fuqishme për të ndryshuar botën, prandaj mësuesit kanë meritën më të madhe në çdo progres të shoqërisë.
Në emër të Kuvendit, dua t’iu uroj dhe t’iu siguroj se ky institucion do të mbetet gjithmonë i angazhuar për të mbështetur mësimdhënësit, në mënyrë që të sigurohen kushte më të mira për zhvillimin e arsimit. Çdo mësim që jepni është një investim për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë. Prandaj faleminderit dhe urime!”, ka shkruar Gashi.