Qeveria e Maqedonisë së Veriut ftoi organizatat joqeveritare për konsultime publike rreth gjendjes në sektorin civil

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ftoi organizatat joqeveritare për konsultim publik lidhur me Raportin për gjendjen e shoqërisë civile në vitin 2024, transmeton Portalb.mk. “Thirrje publike organizatave joqeveritare të marrin pjesë aktive në përgatitjen e Raportit për kushtet në të cilat kanë punuar organizatat joqeveritare gjatë vitit 2024”, sqaroi Qeveria. Qeveria […]

Jan 14, 2025 - 20:00
 0  3
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ftoi organizatat joqeveritare për konsultime publike rreth gjendjes në sektorin civil
Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Foto nga Fisnik Xhelili / Portalb.mk

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ftoi organizatat joqeveritare për konsultim publik lidhur me Raportin për gjendjen e shoqërisë civile në vitin 2024, transmeton Portalb.mk.

“Thirrje publike organizatave joqeveritare të marrin pjesë aktive në përgatitjen e Raportit për kushtet në të cilat kanë punuar organizatat joqeveritare gjatë vitit 2024”, sqaroi Qeveria.

Qeveria vlerësoi që qëllimi i përfshirjes së OJQ-vë është të formulojnë Raport real, si një pasqyrë objektive për gjendjen në shoqërinë civile.

“Në thirrje kërkohet që organizatat joqeveritare të plotësojnë një pyetësor për matjen e vlerave të indikatorëve të Planit të Veprimit të Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile 2022-2025”, deklaroi Qeveria.

Organizatat joqeveritare deri më 25 janar do të munden të plotësojnë Pyetësorin.

Ndryshe, organizatat e shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut edhe pse veprojnë në një mjedis në përgjithësi të mirë, megjithatë pushteti duhet të përfshijë ata në politikëbërje më shumë. Kjo mes tjerash theksohet në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2024 mbi në rrugën e RMV-së drejt Bashkimit Evropian. Portalb.mk në muajin nëntor të vitit 2024 analizoi raportin se çfarë thuhet për shoqërinë civile.

KE-ja theksoi se OJQ-të vijuan të jenë të zëshme dhe të punojnë në luftën kundër dezinformatave, gjuhës së urrejtjes, medias, të drejtave të njeriut dhe të tjera. Vërejte të njëjta KE-ja për shoqërinë civile pati edhe në raportin e kaluar.