Gati dy vjet pas formimit të Qeverisë dhe ardhjes së VLEN në pushtet, provimi i jurisprudencës nuk ka qenë temë diskutimi
Gati dy vjet pas formimit të Qeverisë dhe ardhjes së VLEN në pushtet, provimi i jurisprudencës nuk ka qenë temë diskutimi për tu rregulluar ndërsa arsyetimi që vazhdimisht e ka përdorur VLEN, ka qenë se problemi është trashëguar nga pushteti i kaluar dhe pse nuk e ka rregulluar BDI-ja për 20 vjet? Zv.kryeministri i parë […]
Gati dy vjet pas formimit të Qeverisë dhe ardhjes së VLEN në pushtet, provimi i jurisprudencës nuk ka qenë temë diskutimi për tu rregulluar ndërsa arsyetimi që vazhdimisht e ka përdorur VLEN, ka qenë se problemi është trashëguar nga pushteti i kaluar dhe pse nuk e ka rregulluar BDI-ja për 20 vjet?
Zv.kryeministri i parë Bekim Sali më 6 shkurt kishte deklaruar se ligji ka defekt dhe se si VLEN po punojnë pro kësaj kërkese të studentëve.
“Ka një defekt në ligj. Nuk është precizuar gjuha në të cilën duhet të jepet provimi i jurisprudencës dhe këtë defekt do të mundohemi ne tani ta përmirësojmë apo ta precizojmë”, deklaroi Bekim Sali – Zv.kryeministër.
Dy ditë më vonë pasi kryeministri tha se studentëve shqiptarë duhet tu lejohet provimi në shqip, Bekim Sali me një ndjenë rehatie reagoi me një foto status në Facebook, duke shkruar se “Provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe”.
Por pasi kryeministri ndryshoi qëndrim duke thënë se nevojiten ndryshime ligjore për provim në shqip, qëndrimin e ndryshoi edhe vet Bekim Sali.
Ndërkohë Avokati i Popullit, Faton Selami inicioi nismë për harmonizimin e ligjeve që lidhen me provimet profesionale juridike, përfshirë dhe jurisprudencën. Selami theksoi se ligji aktual i gjuhëve nuk mundëson provimin në gjuhë tjetër përpos maqedonishtes. Pas kësaj në radhët e VLEN përsëri u kthye debati nëse shqipja është zyrtare apo jo.
Zv.kryeministri i parë kur kërkoi që provimi të mbahet edhe në shqip, i rikujtoi Fillkovit se shqipja sipas Kushtetutës është gjuhë zyrtare. Ndërkohë mbrëmë ish kreu i Alternativës Zeqirija Ibrahimi shkroi se shqipja nuk është zyrtare.
Me kompetencë shkencore dhe juridike pohoj se, për fat të keq, gjuha shqipe në RMV nuk është zyrtare. Sfidoj këtë opozitë të mërzitur për pushtet që të dalim në debat ku të duan e me kë të duan që t’i ballafaqojmë argumentet.
Për ta realizuar premtimin për heqjen e 20% nga Kushtetuta dhe e njëjta të shndërrohet në gjuhë shqipe, VLEN deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë iniciatvë./Alsat.mk.