Gattuso flet pas emërimit si trajner i Italisë, tregon se do të punojë fort

Gennaro Gattuso ka ndarë mendimet e tij pas emërimin si trajner i ri i ekipit kombëtar të Italisë. 47-vjeçari u emërua para disa ditësh në krye të Azurrëve, pasi drejtuesit e FIGC vendosen ta shkarkojnë Luciano Spallettin. Emërimi në krye të kombëtares ka bërë të lumtur Gattuson, i cili ka zbulon se kjo është një […]

qershor 19, 2025 - 16:30
 0  5
Gattuso flet pas emërimit si trajner i Italisë, tregon se do të punojë fort

Gennaro Gattuso ka ndarë mendimet e tij pas emërimin si trajner i ri i ekipit kombëtar të Italisë.

47-vjeçari u emërua para disa ditësh në krye të Azurrëve, pasi drejtuesit e FIGC vendosen ta shkarkojnë Luciano Spallettin.

Emërimi në krye të kombëtares ka bërë të lumtur Gattuson, i cili ka zbulon se kjo është një ëndërr e realizuar.

“Kjo është një ëndërr e bërë realitet. Është një sfidë e vështirë, por asgjë në jetë nuk është e lehtë. Nuk ka shumë për të thënë – thjesht duhet të punojmë”, ka thënë fillimisht Gattuso.

“Për vite me radhë njerëzit kanë thënë se nuk kemi lojtarët e duhur. Unë besoj se thjesht duhet t’u futemi në mendje dhe t’i shtyjmë të japin maksimumin. Qëllimi im është ta sjell Italinë përsëri në Kupën e Botës – kjo është thelbësore për ne”.

“Ekipi kombëtar ka nevojë për entuziazëm, një ndjenjë uniteti dhe aftësinë për të qëndruar së bashku në kohë të vështira”.

“Qëllimi im është të sjell gëzim, të ndërtoj një familje. Sistemet dhe taktikat vijnë më pas. Ne duhet të rivendosim mentalitetin që na përcaktoi për kaq shumë vite”, përfundoi trajneri i ri i Italisë.