Pasagjerja alarmon stafin pasi sheh se një pjesë të aeroplanit “po hiqej”, pak para ngritjes
Një pasagjere e një aeroplani të American Airlines nga Dallas për në Los Angeles është alarmuar kur pa punonjësit në pistë duke hequr një pjesë nga krahu i aeroplanit dhe duke u larguar me të. E shqetësuar, ajo njoftoi stafin duke thënë: “Një pjesë e aeroplanit nuk është e ngjitur”. Incidenti thuhet se shkaktoi frikë […]


Një pasagjere e një aeroplani të American Airlines nga Dallas për në Los Angeles është alarmuar kur pa punonjësit në pistë duke hequr një pjesë nga krahu i aeroplanit dhe duke u larguar me të.
E shqetësuar, ajo njoftoi stafin duke thënë: “Një pjesë e aeroplanit nuk është e ngjitur”.
Incidenti thuhet se shkaktoi frikë te disa pasagjerë, ndërsa ekuipazhi kërkoi verifikim nga teknika.
Megjithatë, siç është thënë më tej, pjesa e hequr ishte një panel i jashtëm dhe nuk përbënte rrezik për fluturimin.
Çështja “u rregullua” dhe aeroplani vazhdoi udhëtimin pa vonesa të mëdha.
