Gazetari Furkan Saliu: Paramendoni heshtjen e profesorëve përballë studentëve në protestë
Gazetari Furkan Saliu ka reaguar me një mesazh të fortë publik në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë, duke ngritur pyetje të drejtpërdrejta për profesorët dhe shoqërinë në tërësi. “Paramendoni The post Gazetari Furkan Saliu: Paramendoni heshtjen e profesorëve përballë studentëve në protestë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Gazetari Furkan Saliu ka reaguar me një mesazh të fortë publik në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë, duke ngritur pyetje të drejtpërdrejta për profesorët dhe shoqërinë në tërësi.
“Paramendoni nesër profesorët duke qëndruar nëpër fakultete pa studentë? Paramendoni një profesor që vendos t’i dëgjojë urdhrat e politikës dhe të mos qëndrojë përkrah studentëve të tij?” – pyet Saliu, duke shtuar edhe dilemën morale: “Paramendoni një profesor që nuk i bëhet vonë për të ardhmen e popullit të vet?”
Ai thekson se studentë si Mevlani, Ylli, Jetmiri dhe Blendi përfaqësojnë një brez të ri pa komplekse, që nuk ndikohet nga elitat e vjetra dhe kërkon ndryshim real. Sipas tij, kjo nuk është vetëm protestë për çështjen e jurisprudencës, por një “protestë e zgjimit” shoqëror.
Në një tjetër reagim, Saliu u bën thirrje edhe aktivistëve të VLEN-it që t’i bashkohen protestës, duke i akuzuar drejtuesit e tyre për zhgënjim të premtimeve dhe për mbajtje të status quo-së.
Ai rikujton historinë e sakrificave të shqiptarëve për arsim dhe të drejta, duke theksuar se edhe sot ekziston një obligim moral për të mbështetur studentët.
Saliu paralajmëron gjithashtu për presione të mundshme ndaj studentëve, por i inkurajon ata të mos tërhiqen, duke përfunduar me një thirrje të qartë: të dalin me kokën lart dhe të mos qëndrojnë duarkryq përballë cenimit të dinjitetit. Gazeta Flaka
The post Gazetari Furkan Saliu: Paramendoni heshtjen e profesorëve përballë studentëve në protestë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .