Gazetarja dënohet me 700 euro pse ia ka përmendur emrin një gjykatësi gjatë raportimit

Gazetarja Liridona Vejseli është dënuar me 700 euro nga Gjykata e Gostivarit, për shkak se gjatë raportimit të saj ia ka përmendur emrin gjykatësit që kishte gjykuar për një lëndë të ndjeshme në të cilën i akuzuari ishte dënuar me tre muaj burg për kërcënim dhe shantazh ndaj një të miture. Emri i gjyqtarit në […] The post Gazetarja dënohet me 700 euro pse ia ka përmendur emrin një gjykatësi gjatë raportimit appeared first on InfoShqip.com.

Jan 30, 2026 - 20:30
 0
Gazetarja dënohet me 700 euro pse ia ka përmendur emrin një gjykatësi gjatë raportimit

Gazetarja Liridona Vejseli është dënuar me 700 euro nga Gjykata e Gostivarit, për shkak se gjatë raportimit të saj ia ka përmendur emrin gjykatësit që kishte gjykuar për një lëndë të ndjeshme në të cilën i akuzuari ishte dënuar me tre muaj burg për kërcënim dhe shantazh ndaj një të miture. Emri i gjyqtarit në raportimin e gazetares, sipas aktgjykimit, është konsideruar si cenim i nderit dhe reputacionit të tij profesional të gjykatësit. Vendimi për ta dënuar gazetaren është marrë me propozim të Prokurorisë Themelore Publike të Tetovës, edhe pse si gazetarja ashtu edhe gjyqtari janë nga Tetova.

Gazetarja Vejseli thekson se raportimet e saj kanë qenë në përputhje me etikën profesionale dhe në funksion të informimit të publikut për çështje me interes të lartë shoqëror. Për rastin ka reaguar Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, duke shprehur shqetësim serioz dhe duke vlerësuar se ky aktgjykim i shkallës së parë dërgon një sinjal shumë të keq për lirinë e shprehjes në vend.

“Ndjekja penale e gazetarëve për publikimin e emrit dhe mbiemrit të personave publikë, veçanërisht gjyqtarëve, rrit presionin mbi gazetarinë dhe mbi të drejtën e publikut për t’u informuar”, thonë nga SHGM.

Për rastin në fjalë ka pasur edhe reagime të figurave publike në vend, përfshirë atyre politike. Mes atyre që kanë reaguar edhe kryetari i Kuvendit Afrim Gashi.

The post Gazetarja dënohet me 700 euro pse ia ka përmendur emrin një gjykatësi gjatë raportimit appeared first on InfoShqip.com.