Gazetarja e njohur rrëzohet në tapetin e kuq
Mbrëmjen e djeshme u mbajtën në Los Angeles ceremonia e 67-të e çmimeve “Grammy” dhe një video u bë virale e një gazetare e cila rrëzohet në tapetin e kuq. Ky moment u bë viral në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline. Keltie Knight, korrespondente e E! Lajmet, raportoi drejtpërdrejt nga tapeti i kuq, në të cilin […]
Mbrëmjen e djeshme u mbajtën në Los Angeles ceremonia e 67-të e çmimeve “Grammy” dhe një video u bë virale e një gazetare e cila rrëzohet në tapetin e kuq.
Ky moment u bë viral në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.
Keltie Knight, korrespondente e E! Lajmet, raportoi drejtpërdrejt nga tapeti i kuq, në të cilin mbërriti me stil.
Teksa u afrua, ajo u pengua dhe u rrëzua dhe kamerat filmuan momentin e vështirë.
“Pse ndodh gjithmonë diçka në tapetin e kuq? Më lër të jetoj”, ka shkruar ajo krahas videos që ka bërë shumë të qeshin.
Kujtojmë se në “Golden Globes 2024”, Keltie humbi një diamant katër karatësh në tapetin e kuq, kështu që ajo kërkoi ndihmë nga të famshmit për të kërkuar diamantin, por pa rezultat.