Gazetarja e RTK-së i reagon Kurtit: Ti flet për fjalën e lirë, ndërsa ne u larguam nga detyrat tona për shkak të fjalës së lirë

Gazetarja e RTK-së, Blerta Foniqi Kabashi, i ka reaguar sulmeve të rënda të Albin Kurtit ndaj mediave si financiarisht të lidhura me Serbinë dhe se “duhet të mbrohet fjala e lirë.” Foniqi Kabashi i rikujtoi se pikërisht për fjalën e lirë ajo dhe kolege të tjera gazetare janë larguar nga detyrat e tyre në RTK.

Prill 2, 2026 - 17:30
Gazetarja e RTK-së i reagon Kurtit: Ti flet për fjalën e lirë, ndërsa ne u larguam nga detyrat tona për shkak të fjalës së lirë
gazetarja-e-rtk-se-i-reagon-kurtit:-ti-flet-per-fjalen-e-lire,-ndersa-ne-u-larguam-nga-detyrat-tona-per-shkak-te-fjales-se-lire

gazetarja-e-rtk-se-i-reagon-kurtit:-ti-flet-per-fjalen-e-lire,-ndersa-ne-u-larguam-nga-detyrat-tona-per-shkak-te-fjales-se-lire

Gazetarja e RTK-së, Blerta Foniqi Kabashi, i ka reaguar sulmeve të rënda të Albin Kurtit ndaj mediave si financiarisht të lidhura me Serbinë dhe se “duhet të mbrohet fjala e lirë.”

Foniqi Kabashi i rikujtoi se pikërisht për fjalën e lirë ajo dhe kolege të tjera gazetare janë larguar nga detyrat e tyre në RTK.

Postimi i plotë:

Kryeministri paska thënë se një demokraci jeton nga fjala e thënë dhe se kjo duhet të jetë e lirë për të qenë e vlefshme.

Pajtohem kryeministër.

Por, ajo që nuk pajtohem është fakti se unë dhe shumë kolegë të mijë ka disa muaj që jemi larguar nga detyrat tona vetëm pse kemi dashur që fjala e lirë të jetë e vlefshme. Nëse mediat tjera sipas jush paguhen nga Serbia, unë dhe kolegët e mijë paguhemi nga taksat e Republikës së Kosovës.

Por, fatkeqësisht as ne nuk jemi të lirë në këtë demokraci.

https://www.facebook.com/blerta.foniqikabashi/posts/10162610220151186?ref=embed_post