Gënjeu se është pjesëtar i FSK-së pasi iu gjetën armë pa leje, arrestohet nga policia

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 18:20, i dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga njësi policore derisa po drejtonte një veturë me targa vendore. Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën

dhjetor 13, 2025 - 11:30
 0
Gënjeu se është pjesëtar i FSK-së pasi iu gjetën armë pa leje, arrestohet nga policia
Gënjeu se është pjesëtar i FSK-së pasi iu gjetën armë pa leje, arrestohet nga policia

Gënjeu se është pjesëtar i FSK-së pasi iu gjetën armë pa leje, arrestohet nga policia

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 18:20, i dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga njësi policore derisa po drejtonte një veturë me targa vendore. Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ishte ndaluar nga njësiti policor dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë copë fishekë. I dyshuari ishte prezantuar si person zyrtar- pjesëtarë i FSK-së, por është verifikuar dhe ka rezultuar se i njëjti nuk është pjesëtar i FSK-së”, tha Policia.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt