Gërmime të paligjshme minerare dhe ndotje e ujit në Strugë, kallëzim penal ndaj dy personave dhe një kompanie
Organet kompetente në Strugë ka ngritur kallëzim penal ndaj H.M. (50) dhe N.K. (54), të dy nga fshati Veleshtë i Strugës, si dhe ndaj një subjekti juridik nga i njëjti fshat, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “uzurpim i paluajtshmë...
Organet kompetente në Strugë ka ngritur kallëzim penal ndaj H.M. (50) dhe N.K. (54), të dy nga fshati Veleshtë i Strugës, si dhe ndaj një subjekti juridik nga i njëjti fshat, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “uzurpim i paluajtshmërive”, “eksploatim i paligjshëm i lëndëve minerale”, “shkaktim i rrezikut gjatë punimeve ndërtimore” dhe “ndotje e ujit të pijshëm”.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë kryer gërmime dhe eksploatim të paligjshëm të lëndëve minerale në disa parcela kadastrale, në pronësi të tyre, të personave të tjerë, si dhe në parcela në pronësi shtetërore, pa pasur kontratë të vlefshme koncesioni.
Gërmimet janë kryer në afërsi të burimeve të ujit në fshatin Shum të Strugës, prej nga qyteti furnizohet me ujë të pijshëm. Si pasojë, uji është ndotur dhe turbulluar, me vlera që kanë qenë mbi 30 herë më të larta se niveli i lejuar.
Për shkak të cilësisë së dëmtuar të ujit, qyteti është përballur me ndërprerje të zgjatur të furnizimit me ujë. Qytetarëve u është ndaluar përdorimi i ujit jo vetëm për pije, por edhe për higjienën personale dhe larjen e duarve.
Rasti është duke u trajtuar nga institucionet kompetente, të cilat do të përcaktojnë përgjegjësinë e personave dhe subjektit juridik për gërmimet e paligjshme dhe pasojat e shkaktuara në furnizimin me ujë të Strugës. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.